Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Takimi do të zhvillohet në pallatin e Brigadave, ndërsa mësohet se fokusi do të jetë në sesionin parlamentar që pritet të nisë në datën 19 janar.
Deputetët e mazhorancës do të marrin direktivat kryesore nga kreu i qeverisë i cili do të mbajë fjalën hapëse ndërsa nuk do të mungojë dhe fjala e kryeparlamentarit Peleshi si dhe kreut të grupit Taulant Balla.
Kjo mbledhje e grupit të PS do të jetë e gjatë pasi sipas axhendës do të raportojnë edhe kryetarët e komisioneve të kuvendit.
Punimet pritet të nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 15:00.










