Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka forcuar aleancat në arenën ndërkombëtare.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se PS mund të marrë më shumë se 77 mandate në zgjedhjet e 11 majit.
“Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca. Vetëm t’i shohësh referiimt që i bëhet Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Mbas një muaji, do të vijë kryeministri britanik për vizitë zyrtare. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për vizitë. Si mund të shkoni mbas një që i fiket llamba tre herë në ditë, se mosha e thyer bën të vetën, çfarë kërkoni, nuk e marr vesh? Rrini në shtëpi më mirë. Por të hedhësh votën në kënetë? 77 mandate? Nuk e di, mund të jetë edhe më shumë. Ne punojmë ditë e natë. Jemi me njerëzit”, theksoi ai.