• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

4 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një projektligji, qeveria synon rishikim periodik të planit të përhapjes së Forcave të Armatosura në funksion të investimeve me rëndësi të veçantë apo ndërtimeve – një lëvizje që ngre shqetësime për cënimin e karakterit strategjik të pronave të ushtrisë.

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, duke i hapur rrugën dhënies me qira apo investimeve për arsye infrastrukturore dhe ekonomike në pronat e Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në ligj shtohen një sërë nenesh të reja që kornizojnë kompetencat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes, përhapjes dhe administrimin e pronave të FA-ve, duke parashikuar rishikimin e këtij plani në mënyrë periodike çdo 5 vite dhe në çdo kohë në rastet e “investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike…“.

Lexo edhe:

Takim mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Katarit pas sulmeve izraelite në Doha

Bunker privat për mbrojtje anti-atomike në qendër të Torinos, një oaz luksos dhe sigurie nën sipërfaqe

Po ashtu, dispozitat e reja parashikojnë që këto prona të ushtrisë “mund të jepen për përdorim të dyfishtë…” jo vetëm në funksion të veprimtarisë së ushtrisë por “..edhe në funksion të zhvillimit dhe rritjes së vlerës ekonomike të saj”.

Për përdorimin e pronave të ushtrisë për dhënie me qira, enfiteozë, përdorim të dyfishtë apo forma të tjera do të vendosë Këshilli i Ministrave.

Ndryshimet ligjore shihen me shqetësim nga njohësit e legjislacionit të Forcave të Armatosura për cenimin e karakterit strategjik që ka plani i vendosjes së Ushtrisë përballë hapjes së derës derës për ndërtim hotelesh apo çdolloj investimi për interes afatshkurtër të qeverisë.

Duke analizuar këto ndryshime, Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare, i tha BIRN se ato janë antikushtetuese dhe cënojnë karakterin strategjik që ka plani i vendosjes së Forcave të Armatosura dhe në këtë mënyrë, lehtëson dhënien e pronave të ushtrisë për rrugë, hotele apo çfarëdo interesi momental të qeverisë.

“Kur flasim për pronat e ushtrisë, ato kanë karakter strategjik, nuk nënkuptojnë nevoja aktuale, por të një prespektive afatgjatë për vendin,” tha Meçollari, duke shtuar se “ky ligj i kushtëzon pronat sipas nevojave aktuale duke u hequr atyre konceptin strategjik”.

Nga ana tjetër, Meçollari këmbëngul se dispozitat e reja bien ndesh me një interpretim të vitit 2015 të Gjykatën Kushtetuese, i cili përcakton se plani i vendosjes ka karakter strategjik për Forcat e Armatosura.

“Ky kriter strategjik cënohet, pasi lejohet të ndryshohet plani i vendosjes për ndërtime infrastrukturore apo investime të tjera,” shtoi ai.

Dispozitat e reja ligjore, sipas Meçollarit do të lejojnë ndërtime me karakter më të parëndësishëm do të cënojnë planin e vendosjes së ushtrisë që ka karakter shumë më të rëndësishëm në nivel strategjik për vendin.

Edhe rishikimi i planit në çdo moment apo në mënyrë periodike 5-vjeçare, për Meçollarin është antikushtetuese. “Koncepti strategjik nuk është me afat 5 vjeçar, por në nevojat strategjike të vendit,” tha ai.

Pronat e Forcave të Armatosura të trashëguara nga regjimi komunist janë bërë shpeshherë objekt i debatit politik apo i hetimeve penale, për shkak të tjetërsimit të tyre përgjatë tre dekadave të fundit./BIRN

Nga Kategoria

Trump shpreh revoltë pas lajmërimit të ndarjes nga jeta: "Të mos dal në konferencë për dy ditë..."
Aktualitet

Takim mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Katarit pas sulmeve izraelite në Doha

12 Shtator, 2025
Bunker privat për mbrojtje nga atomet në qendër të Torinos, një oaz luksos dhe sigurie nën sipërfaqe.
Aktualitet

Bunker privat për mbrojtje anti-atomike në qendër të Torinos, një oaz luksos dhe sigurie nën sipërfaqe

12 Shtator, 2025
Lajme

A do garojë për postin e kryebashkiakut të Tiranës? Përgjigjet Arlind Qori

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

‘Nuk po marr një milion paund!’ – Olivia Smith e përqesh çmimin e lartë prej 1 milion paund pas transferimit rekord te Arsenali

12 Shtator, 2025

Enzo Maresca pranon se është në paqartësi pas rëndimit të Chelsea me 74 akuzat për shkelje të supozuara të rregullave nga FA.

12 Shtator, 2025

Si Parlamenti Evropian e shndërroi një minutë heshtje në një përballje politike.

12 Shtator, 2025
Trump shpreh revoltë pas lajmërimit të ndarjes nga jeta: "Të mos dal në konferencë për dy ditë..."

Takim mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Katarit pas sulmeve izraelite në Doha

12 Shtator, 2025

“Keqbërsit e kësaj lige” – Analisti i Apple TV, Maurice Edu, për yllin e pezulluar të Inter Miami, Luis Suarez, të ardhmen e lojës së Lionel Messi dhe ndikimin e Son Heung-Min në MLS.

12 Shtator, 2025
Bunker privat për mbrojtje nga atomet në qendër të Torinos, një oaz luksos dhe sigurie nën sipërfaqe.

Bunker privat për mbrojtje anti-atomike në qendër të Torinos, një oaz luksos dhe sigurie nën sipërfaqe

12 Shtator, 2025

Rusia teston fuqinë ushtarake pranë kufijve të NATO-s pas rënies së dronëve në Poloni

12 Shtator, 2025

A do garojë për postin e kryebashkiakut të Tiranës? Përgjigjet Arlind Qori

12 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.