Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ironizoi kryeministrin Rama, duke theksuar se pasi akset e juglindjes janë shembur, ai po udhëton drejt Korçës me helikopter.
Sipas Berishës, kjo tregon dështimin e qeverisë në infrastrukturë dhe shkëputjen nga realiteti i qytetarëve.
“Kryehajduti gjen zgjidhjen, pasi akset e juglidjes janë shembur ai i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë”, shkruan Berisha.
Vizita e Ramës në Korçë
Kryeministri Rama ndodhet sot në Korçë, ndërsa burime bëjnë me dije se ai do të zbresë në stadiumin e qytetit me helikopter.
Policia ka marrë masa me efektivë shtesë dhe prani të Gardës së Republikës.
Vizita vjen në një moment kur disa prej akseve kryesore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit janë të bllokuara.
Sipas informacioneve, kryeministri pritet të udhëtojë me helikopter drejt Korçës, duke mos përdorur aksin Maliq–Gramsh–Elbasan, i cili aktualisht është i vetmi segment rrugor i hapur për qarkullim në këtë drejtim.
Qëllimi i vizitës është inspektimi i përfundimit të punimeve në Polin e Dijes.










