Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste, vendosi që Besfor Lamallari të jetë Ministër i Drejtësisë ndërsa Ulsi Manja i cili deri më tani ka mbajtur këtë post, do të jetë drejtues i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Lidhur me këtë lëvizje ka reaguar edhe vetë Ulsi Manja i cili nuk e quan një largim, por rikthim në shtëpinë e tij, duke iu referuar komisionit parlamentar të cilin do e drejtojë së shpejti.
“Rikthehem në shtëpinë time. Kënaqësi që do t’ia dorëzoj detyrën një njeriu dhe një djali të mrekullueshëm me kontribute të shkëlqyera në procesin e integrimit të Shqipërisë. Nuk është largim, është rikthim në shtëpinë time natyrale në komisionin e ligjeve.”-tha Manja për mediat.