Është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, pas paralajmërimit të bërë nga kryeministri Edi Rama për depozitimin e një nisme ligjore lidhur me masën e pezullimit nga detyra të zyrtarëve të lartë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma e propozuar synon të adresojë atë që e cilësoi si “boshllëk mendor” në interpretimin e Kushtetutës, duke theksuar se fryma dhe orientimet themelore të saj nuk kanë mjaftuar për të shmangur keqinterpretimet. Sipas tij, ndryshimet ligjore po ndërmerren për të përcaktuar qartë në nen kompetencat, në mënyrë që të mos ketë më hapësira interpretimi.
Rama u shpreh se kush e lidh këtë nismë me rastin konkret gabon, pra pezullimin e Belinda Ballukut, gabon. Ai theksoi se shumica do ta refuzojë me votë çdo ndërhyrje që, sipas tij, cenon territorin kushtetues të pushtetit ekzekutiv, duke shtuar se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por jo arbitrare.
Rama: Kjo nismë adreson boshllëkun mendor të shoqërisë sonë që lidhet me faktin se për shkak se fryma e Kushtetutës dhe orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, praktikat e të gjitha vendeve që ne u ngjajme nuk mjaftojnë, duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet, në mënyrë që mos ketë më mundësi interpretimesh në boshllëk. Kjo është arsyesja pse ne bëjmë këtë ndryshim. Kush e lidh këtë me rastin konkret bën shumë gabim. Rasti konkret ka rrugën e vet, por nuk ka lidhje me pezullimin. Pezullimi është i papranueshëm. Ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në Kuvend ndërhyrjen në territorin kushtetues të pushtetit ekzekutiv. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë dhe gurin dhe arrën për ta goditur këtë shumicë qeverisëse. Kush e mendon këtë e ka shumë gabim. Ne duam nëj drejtësi të pavarur. Sot e kemi aq të pavarrr sa që një prokuror në një rreth lëshon 33 masa arresti dhe harron të arrestojë veten e vet. Nuk ka mbetur askush pa u arretsuar. Arbitraritet total. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, jam unë që e kam refuzuar dorëheqjen. Dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarëissë së pushtetit ekzekutiv nuk ka.










