Një qytetar u pa mëngjesin e sotëm të protestonte i vetëm përpara dyreve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke kërkuar veprime konkrrete për çështje që lidhen me pronësinë e tokave në bregdet.
Teksa qëndronte i ulur në një karrige, ai rrethohej nga shkrime si: “Bëni drejtësi, mos prisni viktimën e radhës. Ndaloni grabitjen e tokave në bregdet”
Dhe “Hetoni rastin e familjes Qerim Rifat Ismaili. Deri tani ka sjellë një tentativë vrasje dhe një vrasje të arkivuar si vetëvrasje nga strukturat shtetërore.”
Qytetarët në bregdet shpesh janë përfshirë në konflikte për pronësinë e tokave! Çështjet e pronësisë kanë shkaktuar me qindra viktime prej vitesh në vendin tonë.











