Mediat ndërkombëtare raportojnë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar në përpjekjet për të siguruar mbështetje parlamentare për formimin e një qeverie të re, që mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Agjencia Reuters thekson se parlamenti nuk arriti të zgjidhte Kurtin, duke e rritur mundësinë për një cikël të ri zgjedhjesh pas një periudhe bllokade politike prej shkurtit.
Opozita, e përbërë nga PDK, LDK, dhe AAK, votoi kundër Kurtit, për t’u distancuar nga koalicioni me të dhe duke kritikuar mënyrën e tij të menaxhimit të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë, si dhe situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ku jeton pakica serbe. Kurti, një politikan i majtë, erdhi në pushtet në vitin 2021 me ndihmën e partitit të tij Vetëvendosje, i cili fitoi mbi 50 për qind të votave.
Bloomberg thekson se, përkundër thirrjeve të Kurtit për mbështetje në interes të vendit dhe për të shmangur bllokimin e buxhetit, ai arriti vetëm 56 vota në Kuvend, pesë më pak se shumica e nevojshme prej 61 deputetësh. Ky dështim ka thelluar paqartësitë në politikën e Kosovës, duke rritur tensionet.
Sipas TRT World, tani presidentja e Kosovës duhet të propozojë një kandidat tjetër për një votim të dytë. Ende mbetet e paqartë nëse Kurti do të mund të rikandidojë ose nëse do të përfaqësohet opozita. Nëse as raundi i dytë nuk sjell shumicën e nevojshme, vendi mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja.
Skenari aktual e lë Kosovës në një situatë të paqartë, me pasojë të mundshme bllokimin e pagave publike dhe ndihmave për qytetarët, duke theksuar nevojën për një qeveri funksionale në një kontekst të trazuar politik.










