• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Qeveria e Kosovës njofton rritje pagash për sektorin publik nga janari

29 Tetor, 2024
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media.

Ai theksoi se po e bën këtë për t’i mbështetur ata që kanë paga më të ulëta dhe për ta ngushtuar hendekun mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë.

Lexo edhe:

Osmani mban takim me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok

BE-ja deklaron se do të bashkëpunojë me qeverinë e re për heqjen e masave.

“Ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për një njësi. Pra, vlera e një koeficienti mbetet 110 euro. Mirëpo, rritet sasia e koeficienteve për njësi”, shpjegoi ai.

Sipas Ligjin për Pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Niveli shumëzohet me vlerën dhe përcakton pagën.

Qeveria do të mbajë takim të mërkurën ku pritet ta miratojë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, për të cilin Kurti tha se shpreson se ai do të gjejë mbështjetje pastaj në Parlament.

Kurti shpjegoi se “duke filluar nga janari i viti të ardhshëm koeficienti do të rritet për 0.5 njësi, pra për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku 2025 edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik 6.6. Ngjashëm edhe për dikë që e ka koeficientin 10.5, në janar i bëhet 11 dhe pastaj 11.5″.

Ai tha rritja e dytë e pagave për 55 euro të tjera do të bëhet edhe verën e ardhshme, por vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në shkurt 2025.

“Me fjalë të tjera, pagat për të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga korriku 2025. Kështu, rritjen buxhetore e shpërndajmë proporcionalisht tek ata që kanë paga më të ulëta, duke zvogëluar hendekun mes pagës më të ulët edhe asaj më të lartë”, tha ai.

Ai tregoi se Qeveria e tij ka planifikuar buxhet për shpenzim për vitin e ardhshëm në vlerë mbi 3.6 miliardë euro, që është më shumë se buxheti i vitit të kaluar prej 3.3 miliardë eurosh.

Nga kjo rritje do të përfitojnë mësimdhënësit, policët, ushtarët, infermierët dhe zjarrfikësit, të cilëve do t’u rriten pagat për 18 deri 20 për qind, sipas Kurtit.

Për pagat më të larta, tha ai, rritja do të jetë 6-7 për qind.

Kjo rritje e paralajmëruar nga ai do t’i kushtojë buxhetit rreth 120 milionë euro në vit, sipas Kurtit.

Ky njoftim i Kurtit u bë vetëm rreth dy muaj pasi Qeveria e tij i rriti për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti.

Rritja e pensioneve hyri në fuqi në tetor.

Ai, gjithashtu, njoftoi në shtator se pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës, do të rriten për 20 për qind nga muaji janar 2025. /REL

Tags: kosoverritje pagash

Nga Kategoria

Osmani mban takim me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok
Kosova

Osmani mban takim me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok

8 Dhjetor, 2025
BE-ja deklaron se do të bashkëpunojë me qeverinë e re për heqjen e masave.
Kosova

BE-ja deklaron se do të bashkëpunojë me qeverinë e re për heqjen e masave.

8 Dhjetor, 2025
Oda Ekonomike paraqet kallëzim penal ndaj ZRRE-së për mospërmbushje të vendimit të Gjykatës së Lartë.
Kosova

Oda Ekonomike paraqet kallëzim penal ndaj ZRRE-së për mospërmbushje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

8 Dhjetor, 2025

Paramount ndërmerr një hap të ashpër për të blerë Warner Bros, duke sfiduar Netflix-in.

8 Dhjetor, 2025
Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

8 Dhjetor, 2025

Paramount Skydance bën ofertë konkuruese për Warner Bros Discovery

8 Dhjetor, 2025
“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025

Tërmet me magnitudë 7.2 godet bregun verior të Japonisë dhe aktivizon alarm për cunami.

8 Dhjetor, 2025
Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

8 Dhjetor, 2025

Fermerët grekë protestues hyjnë me forcë në pistën e aeroportit të Kretës, duke shkaktuar pezullime fluturimesh.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.