Policia e Shkodrës ka shpallur dy persona në kërkim. Ata janë shpallur në kërkim nga polica, pasi kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës së një 48-vjeçari, në fshatin Likaj.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Në lidhje me këtë rast policia ka shpallur në kërkim dy autorët, 40 dhe 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë. Atoritetet piolicore po punojnë për kapjen e tyre, ndërsa po hetojnë më shumë mbi ngjarjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre”, njoftoi sot policia.










