Ish-lojtari i Real Madridit, Pedja Mijatovic, ka dhënë një vlerësim shumë pozitiv për formën aktuale të ekipit në emisionin “Carrusel Deportivo”, duke theksuar se ndryshimi është i dukshëm që prej ardhjes së Álvaro Arbeloa në stolin madrilen.
“Më pëlqeu qëndrimi i skuadrës. Shoh një lidhje me Arbeloa-n; duket se lojtarët dhe trajneri po fillojnë të kuptohen dhe kjo harmoni shihet në fushë,” u shpreh Mijatovic.
Duke komentuar deklaratat e Fede Valverde pas ndeshjes, Mijatovic vlerësoi mentalitetin e uruguaianit, sidomos në një kalendar ku luhet çdo tre ditë: “Fede tha shumë sonte, si në fushë ashtu edhe në intervistë.” Valverde pranoi se u ndje më i lirshëm ndaj Real Sociedad dhe shtoi se skuadra “ka kaluar shumë gjëra të vështira”, por që e kanë bërë të rritet si ekip dhe si njerëz.
Mijatovic theksoi se pas një muaji me Arbeloa-n, Reali duket ndryshe: “Mendoj se skuadra ka më shumë gëzim; çdo ndeshje sjell më shumë lajme pozitive.” Ai pranoi se ka ende rrugë për të bërë, por beson se ekipi po gjen ritmin dhe po funksionon më mirë me trajnerin.
Sa i përket debatit nëse Reali luan më mirë pa Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé, Mijatovic ishte i prerë: “Madridi nuk është më i mirë pa ta. Janë dy lojtarë të klasit botëror, për të cilët çdo klub do paguante 200 milionë. Mund të duket se të tjerët dalin më shumë në pah në një moment, por të thuash se luajnë më mirë pa ta është ekzagjerim.”
I pyetur edhe për Luka Modrić, Mijatovic u shpreh se kroati mund të startojë shumë ndeshje te Reali, sepse “ka treguar se i ka ende forcat dhe cilësinë për të dhënë shumë futboll”.










