Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar homologut amerikan Donald Trump që Ukraina të heqë dorë nga kontrolli i plotë i Donetskut, një rajon strategjikisht i rëndësishëm në lindje të vendit, si kusht për t’i dhënë fund luftës, raporton Ëashington Post.
Putini është përpjekur të pushtojë territorin për 11 vjet, por gjithmonë është sprapsur nga forcat ukrainase, të ngulitura në një zonë që ata besojnë se është një fortesë e rëndësishme kundër një përparimi të shpejtë rus drejt perëndimit, drejt Kievit.
Pavarësisht optimizmit të Trump për ti dhënë fund luftës, interesi i Putin për Donetskun zbulon mungesën e gatishmërisë së tij për t’u tërhequr nga kërkesat e së kaluarës.
Rusia ka pretenduar pjesë të rajonit që nga viti 2014, por kurrë nuk kanë qenë në gjendje ta pushtojë atë tërësisht me forcë.











