Është bërë i ditur formacioni zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë. FSHF ka publikuar 11-shen e vendosur nga trajneri brazilian, Sylvinho.
Formacioni i kuqezinjve do të jetë 4-2-3-1.
Strakosha do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.
Në mesfushë do të jenë Shehu, Asllani, Laçi, Bajrami e Hoxha, ndërsa sulmuesi i vetëm do të jetë Uzuni.











