Transmetimi i skandalit seksual, ku një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i kërkon favore seksuale një zonje të divorcuar dhe dhunuar nga ish-burri, ka çuar prokurorinë e posaçme SPAK, të nisë menjëherë hetimet.
Procedimi penal është nisur kryesisht duke marë shkak nga publikimi i pamjeve filmike në emisionin “STOP”, ku shfaqej në një bisedë seksuale shoqëruar me foto intime, anëtari i KLP-së Olger Eminaj dhe një grua tjetër, e cila kishte shkuar në KLP për tu ankuar ndaj prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.
Rasti tashmë ka tërhequr vëmëndjen e gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë por njëherësh dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se kjo e fundit me urdhër të prokurorit të gatshëm ka urdhëruar një oficer të BKH-së për të tërhequr materialin e administruar nga gazetarët e emisionit.
Pritet që nesër ky material t’i vihet në dispozicion të BKH-së. Ndërsa në ditët në vijim do thiren për t’u marrë në pyetje të gjithë protagonistët e këtij investigimi si dhe prokurori Eminaj dhe gruaja.











