Afrohet fundi i vitit dhe shumë punonjës evropianë ende nuk kanë vendosur se si do të shfrytëzojnë pushimet e mbetura. Një anketë e ndërmarrjes Mastercard, e cila përfshin 20,000 njerëz në 21 vende evropiane, tregon se pothuajse gjysma (47%) e të anketuarve duhet të përdorin ende midis 7 dhe 20 ditëve pushimi. Shumica dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto ditë për të udhëtuar në një destinacion të ri “të ëndrrave” (40%), ndjekur nga 10% që duan të ndjekin një shfaqje të drejtpërdrejtë dhe 9% që dëshirojnë të shijojnë aktivitete në natyrë ose tregje krishtlindjesh.
Çfarë i ndalon ata? Sipas hulumtimit, arsyeja më e zakonshme (23%) është financiare; ata kanë nevojë për më shumë kohë për të kursyer para ose për të planifikuar udhëtimet e tyre. Pjesa më e madhe e këtyre përgjigjeve vjen nga Serbia (40%), pasuar nga Bullgaria (33%), Rumania (32%), Kroacia (27%) dhe Irlanda (27%).
Krahas kësaj, qytetarët e Holandës, Gjermanisë, Zvicrës, Çekisë dhe Qipros duket se janë më pak të prekur nga financat kur bëhet fjalë për pushimet e mbetura. Disa prej tyre, si holandezët, po presin që të gjejnë ofertat e përsosura përpara rezervimeve (14%). Në anën tjetër, 12% e konsumatorëve thonë se nuk kanë rezervuar ende asnjë përvojë të veçantë për Krismas, për shkak të obligimeve në punë ose familje. Kjo ndoshta shpjegon pse Gen X është grupi moshuar që ka më pak gjasa (57%) të përfundojë përvojat e dëshiruara përpara fundit të vitit, ndërsa 74% e Gen Z janë të vendosur t’i shfrytëzojnë pushimet këtë mënyrë.
Sot, shpeshherë evropianët e vlerësojnë përvojat më shumë se blerjet. Rreth 81% e të anketuarve besojnë se paratë e shpenzuara për përvoja janë gjithmonë të vlefshme. Disa prej tyre janë duke bërë përpjekje të vetëdijshme për të rregulluar buxhetin e tyre; 40% e konsumatorëve po kursejnë për rrobat, 39% për ushqim jashtë, dhe 32% për pajisje teknologjike, që do t’u japë mundësinë të financojnë pushimet e tyre.









