• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 3 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Pse Benjamin Netanyahu nuk do një armëpushim të përhershëm në Gaza?

2 Korrik, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim 60-ditor për shkak të politikave të tij të brendshme, por nuk është e qartë se cilat propozime do duhet të pranojë Hamasi dhe çfarë pritet prej tyre në këmbim.

Për popullin e Gazës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky mund të jetë momenti kur lufta mbaron. Por edhe më parë kemi qenë në një situatë të ngjashme, shumë herë. Por konflikti ka vazhduar. Pyetja kryesore është kjo: “A do ta pranojë Hamasi atë për të cilën ka rënë dakord Izraeli, një armëpushim 60-ditor?”

Korrespondenti i “Sky News” Mark Stone shkruan: “Në fundjavë, një burim në zemër të negociatave më tha: Si Hamasi ashtu edhe Izraeli po refuzojnë të lëvizin nga qëndrimet e tyre. Hamasi dëshiron që armëpushimi të zgjasë derisa të arrihet një marrëveshje e përhershme. Izraeli është kundër kësaj. Në këtë pikë, vetëm Presidenti Trump mund ta thyejë këtë ngërç.”

Lexo edhe:

Rekord për 2025/ Rreth 20,000 emigrantë kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla

OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer

Ai shton se i njëjti burim është shprehur se nëse Trump nuk do të këmbëngulë në arritjen e armëpushimit, atëherë “do të mbetemi në një ngërç”.

Problemi është se njoftimi i bërë publik deri më tani nga Donald Trumpi është vetëm një version i përmbledhur i tij në mediat sociale i asaj që Izraeli mund të ketë rënë dakord, dhe ne nuk i dimë detajet dhe kushtet që i janë bashkëngjitur propozimeve të Izraelit.

A do të tërhiqen trupat izraelite nga Gaza? Plotësisht? Apo pjesërisht? Sa të burgosur palestinezë do të pranonin që t’i lironin nga burgjet e Izraelit? Dhe pse vetëm 60 ditë? Pse jo një armëpushim total? Çfarë po kërkojnë ata nga Hamasi në këmbim?Ne thjesht nuk i dimë përgjigjet për asnjërën prej këtyre pyetjeve, përveç njërës.

Pse Izraeli dëshiron vetëm një armëpushim 60-ditor?

Ne e dimë pse Izraeli dëshiron një armëpushim 60-ditor, jo një të përhershëm. Gjithçka ka të bëjë me politikën e brendshme.

Nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të binte dakord tani për një armëpushim të përhershëm, të djathtët ekstremë në koalicionin e tij do ta rrëzonin qeverinë e tij.

Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, të dy kanë qenë të qartë në lidhje me dëshirën e tyre që lufta të vazhdojë. Ata mbajnë ekuilibrin e pushtetit në koalicionin e Netanyahut.

Nëse Netanyahu pranon vetëm 60 ditë armëpushim, të cilat brenda vendit ai mund t’i shesë vetëm si një pauzë, atëherë kjo mund t’i qetësojë të djathtët ekstremë për disa javë derisa parlamenti izraelit, Knesseti, të tërhiqet për pushimet e verës.

Gjithashtu, nuk është rastësi që presidenti amerikan ka bërë thirrje që gjyqi ndaj kryeministrit Netanyahu për korrupsion të anulohet.

Pa perspektivën e burgut, Netanyahu mund të jetë më i gatshëm të heqë dorë nga lufta, i sigurt se fokusi nuk do të zhvendoset menjëherë në cenueshmërinë e tij politike dhe ligjore.

Nga Kategoria

Bota

Rekord për 2025/ Rreth 20,000 emigrantë kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla

2 Korrik, 2025
Ashtray and cigarettes. Tobacco smoking. Nicotine addiction
Bota

OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer

2 Korrik, 2025
Bota

Paratë e reja në Britani, Banka e Anglisë “fshin” Churchill-in nga kartmonedhat

2 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

I gjithë Kukësi mbeti pa drita sonte për shkak të një defekti

2 Korrik, 2025

Uindi, motra e Encës mund të jetë pjesë e BigBrother

2 Korrik, 2025

Barcelona synon 140 milionë euro përfitime nga shitja e 3 lojtarëve

2 Korrik, 2025

Zegjineja futet përsëri në parlament, Maldrita Bardho jep dorëheqjen

2 Korrik, 2025

Kandidatja e PS në Fier ia “lë” mandatin e deputetit, Zegjinesë: Ka luftuar më shumë se unë në fushatë

2 Korrik, 2025

Rekord për 2025/ Rreth 20,000 emigrantë kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla

2 Korrik, 2025

Blerje 63 milionë euro, Chelsea përforcohet në sulm

2 Korrik, 2025
Ashtray and cigarettes. Tobacco smoking. Nicotine addiction

OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer

2 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.