Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ mbajti sot një tjetër tubim para Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa vijon prej 90 ditësh vazhdon të protestojë para Kryeministrisë ku rrinë aktivistë të lëvizjes.
Lapaj në protestën e sotme vendosi përpara Kryeministrisë një çadër.
Por policia ka ndërhyrë dhe ka hequr karriget dhe çadrën e vendosur.
“Policia vjedh gjithçka i del para. Një pjesë e drejtuesve të tyre janë të lidhur me krimin. E kemi parë se si ata shkarkohen. Çdo punonjës i ndershëm kudo ku më takon më thonë na kanë marrë peng bandat. Këta vijnë si hiena marrin çfarë u del para”, tha Lapaj.











