• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

1 Qershor, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar nga autoritetet shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Thirrja për veprim kolektiv u bë saktësisht shtatë muaj pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona dhe një tjetër u plagos rëndë.

Protestat në të gjitha qytetet serbe parashihet të zgjasin tri orë, dhe më pas të mbahet një homazh 16-minutësh për viktimat.

Lexo edhe:

Partizani nuk dështoi, mund Flamurtarin dhe shpallet bashkëshort i Dinamos.

PAMJE/ Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Bllokimi i urave në Beograd

Në Beograd, rreth orës 18:00 protestuesit kanë bllokuar dy nga urat më të frekuentuara – Gazelën dhe Urën e Brankos.

Protestuesit në ura po brohorasin sloganin “Duam drejtësi, duam të vërtetën, duam zgjedhje”.

Aleksandar Jeremiq, qytetar nga Beogradi, shkoi në protestë me miqtë e tij. Ai tha se shpreson që kërkesa për zgjedhje të parakohshme, e ngritur nga studentët, të realizohet.

“Kjo është një ide që edhe unë e mbështes, por ata [studentët] kanë energjinë. Ata po e udhëheqin këtë, ne jemi këtu për t’i përkrahur. Ky protestë është vetëm një hap në këtë proces”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Kërkesë për zgjedhje, edhe në Novi Sad

Në Novi Sad, studentë dhe qytetarë bllokuan një nga nyjet kryesore në qendër të qytetit.

Një student i Fakultetit Juridik u drejtua të pranishmëve duke theksuar se një shoqëri demokratike nënkupton mbikëqyrjen e pushtetit dhe kërkimin e llogaridhënies.

“Është koha t’u kujtojmë se i shohim dhe duam zgjedhje të parakohshme. Koha është që të organizohemi dhe t’ua bëjmë të qartë se nuk do të tolerojmë parregullsitë zgjedhore dhe se Kushtetuta do të respektohet”, tha ai.

Organizimin e protestës në Novi Sad e mbështetën qytetarët e bashkuar në kuvende lokale. Një përfaqësuese e tyre kërkoi gjithashtu shpalljen e zgjedhjeve.

“Këtë po e themi nga Novi Sadi, por edhe qytete të tjera po protestojnë në të njëjtën kohë. Nuk ka më asnjë ditë për të pritur – ju mbetet vetëm të shpallni zgjedhje”, u shpreh ajo.

Protestë masive studentore në Pozharevc

Në Pozharevc, protesta filloi më herët gjatë ditës dhe është parashikuar të zgjasë 13 orë. Në protestë po marrin pjesë studentë dhe nxënës nga qytete të tjera – nga Çaçaku erdhën vrapues me stafetë, ndërsa nga Beogradi dhe Jagodina, protestues që udhëtuan në këmbë.

Qytetarët i pritën me një ceremoni mikpritëse një ditë më parë.

Organizatorët planifikojnë që në të gjitha qytetet të lexohen fjalime të njëjta.

Reagimet e Qeverisë serbe dhe mbështetja e publikut

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nga partia në pushtet, reagoi duke e quajtur bllokimin e urave në Beograd “shqetësim i qytetarëve pa kuptim dhe qëllim”. Në një postim rrjetet sociale ajo e përshkroi protestën si “dhunë për hir të dhunës, me filozofi jete – mundemi, jemi arrogantë dhe të pandjeshëm”.

Studentët serbë që për më shumë se gjashtë muaj po bllokojnë fakultetet publike dhe po organizojnë protesta në gjithë Serbinë, gëzojnë mbështetjen e qindra mijëra qytetarëve – përfshirë grupe lokale, bujq, avokatë, aktorë, e të tjerë.

Në fillim të majit, studentët kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke theksuar se për shkak të “korrupsionit të thellë të rrënjosur”, institucionet nuk janë të afta të veprojnë lirisht për t’u përgjigjur kërkesave të tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 16 maj se zgjedhjet do të mbahen brenda një viti e gjysmë, kur institucionet përkatëse të marrin vendim.

Për studentët, kërkesa kryesore mbetet përcaktimi i përgjegjësisë penale dhe politike për vdekjet në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Autoritetet kanë deklaruar disa herë se kërkesat e studentëve janë përmbushur, por studentët i kanë hedhur poshtë këto pohime dhe kanë vendosur të vazhdojnë me protestat dhe bllokadat./rel

Nga Kategoria

Partizani nuk dështoi, mund Flamurtarin dhe shpallet bashkëshort i Dinamos.
Lajme

Partizani nuk dështoi, mund Flamurtarin dhe shpallet bashkëshort i Dinamos.

22 Shkurt, 2026
Aktualitet

PAMJE/ Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

22 Shkurt, 2026
Bisedime të reja për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Takim pritet brenda tre javësh
Lajme

Bisedime të reja për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Takim pritet brenda tre javësh

22 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Eshtrat e Shën Françesku të Asisit shfaqen për herë të dytë në publik në Itali. Këto mbetje të patronit të Italisë janë parë vetëm një herë tjetër – për një ditë në vitin 1978.

22 Shkurt, 2026
Video/ Pamje alarmante, momenti kur Egli Pashollari sulmohet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëpunëtoria e tij.

Video/ Pamje alarmante, momenti kur Egli Pashollari sulmohet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëpunëtoria e tij.

22 Shkurt, 2026
Loredana kthehet në YouTube me intervistën te Arbana Osmani: çfarë ndodhi me videon?

Loredana kthehet në YouTube me intervistën te Arbana Osmani: çfarë ndodhi me videon?

22 Shkurt, 2026

Më shumë se 100,000 kapakë plastike përfundojnë murin më të lartë të ricikluar në El Salvador Venezueliani Óscar Olivares është njeriu prapa murit më të lartë të ricikluar me kapakë plastike në lagjen Zacamil të San Salvadorit. Ky veprë është më shumë se 13 metra e lartë dhe është ndërtuar me mbi 100,000 copa të ricikluara nga komuniteti.

22 Shkurt, 2026
Partizani nuk dështoi, mund Flamurtarin dhe shpallet bashkëshort i Dinamos.

Partizani nuk dështoi, mund Flamurtarin dhe shpallet bashkëshort i Dinamos.

22 Shkurt, 2026
Pakistani dhe Afganistani në një situatë tensioni të lartë, viktimat arrijnë në 70 pas sulmit ajror ndaj Talebanëve.

Pakistani dhe Afganistani në një situatë tensioni të lartë, viktimat arrijnë në 70 pas sulmit ajror ndaj Talebanëve.

22 Shkurt, 2026

Ekspertët paralajmërojnë për humbjen e shpejtë të ujit në Detin Baltik: ‘Një koral i gjallë po shndërrohet në një shkreti nënujore’

22 Shkurt, 2026
Barcelona përfiton nga 'dhurata' e Osasunës, mposht Levanten dhe rikthehet në krye të La Liga-s

Barcelona përfiton nga ‘dhurata’ e Osasunës, mposht Levanten dhe rikthehet në krye të La Liga-s

22 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.