Mediat ndërkombëtare si “Associated Press”, “Washington Post”, “The Telegraph” i kanë bërë jehonë protestës që u mbajt sot në sheshin ‘Skëndërbej’ në mbështetje të isj-krerëve të UÇK-s që po gjykohen në Hagë. Mediat ndërkombëtare i kanë nisur artikujt me thirrjet e protestuesve për drejtësi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Washington Post” veteranë të luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërkohë “The Telegraph” thekson se demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve.
Gjithashtu “Associated Press” shkruan se mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës.










