Policia e qarkut të Vlorës ka marrë disa masa në lidhje pë protestën që do të zhvilllohet sot nga Partia Demokratike. Policia ka dal në kontrolle për automjetet në hyrje të autostradës Levan-Vlorë.
Këto kontrolle kanë në fokus makinat që nisen drejt Tiranës në organizimin e partive opozitare. Policia po i kontrollon për posedimin e e sendeve të kundraligjshme të cilat mund të përdoren gjatë protestës. Gjithashtu drejtuesve të makinave u kërkohet leja e drejtimit, si dhe u nënshtrohen testeve të alkoolit.