Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike, te Kryeministria, aty ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pas skandaleve që kanë përfshirë qeverinë.
Edhe në këtë protestë demokratët kanë vendosur sërish banderolat ku shihet kryeministri Edi Rama mes zyrtarëve e ish zyrtarëve të cilët janë në hetim, të pandehur, të dënuar të cilët janë veshur me veshje burgu.
Mes tyre shihet Erion Veliaj, Belinda Balluku, Saimir Tahiri, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako dhe Lefter Koka.









