• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 2 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

PAMJET/ Nënë e bijë dhunohen nga pronari i hotelit në Borsh, kërcënohen me pistoletë! Babai i autorit i rreh për herë të dytë

26 Gusht, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Emanuel Shkëmbi, pronari 26 vjeçar i një hoteli në zonën e Borshit, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia, sepse ka dhunuar dy punonjëse të tij dhe i ka kërcënuar për t’i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia i ka bërë publike pamjet, ndërsa thotë se ka proceduar penalisht dhe babain e të riut, sepse dhe ai ka dhunuar 21 vjeçaren që djali i tij kërcënoi me armë. Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Shkëmbi.

VIDEO KETU

Lexo edhe:

I kërkuar nga SPAK për drogë, dorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

Aksident horror në Greqi, 40-vjeçares shqiptare ia kap flokët makineria, pëson dëmtime të rënda në kokë

Siç shihet dhe nga pamjet, Emanuel Shkëmbi pas një konflikti për motive të dobëta me punonjëset e hotelit, shtetaset shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, të cilat janë nënë e bijë, i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë.

Efektivët kanë shkuar menjëherë në ambientet e hotelit dhe falë reagimit në kohë, kanë shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit. Ata kanë gjetur dhe armën e zjarrit, e cila kishte në krehër tetë fishekë.

Pistoleta ishte fshehur nga një 76 vjeçar, i cili gjithashtu është proceduar penalisht nga Policia. “Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit – Datë 26 Gusht 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:

 • E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

 • A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;

 • P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.

Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tags: borshhotelkercenimpronari

Nga Kategoria

Aktualitet

I kërkuar nga SPAK për drogë, dorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

2 Prill, 2026
Aktualitet

Aksident horror në Greqi, 40-vjeçares shqiptare ia kap flokët makineria, pëson dëmtime të rënda në kokë

2 Prill, 2026
Aktualitet

Flet fqinja e burrit të vrarë në Korçë: Mirë që e vodhën, po jo kështu! Ishte burrë i mirë

2 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Messi, Ronaldo, Mbappé dhe Vinicius bashkë në një reklamë spektakolare, LEGO ndez ethet e Botërorit 2026

2 Prill, 2026

I kërkuar nga SPAK për drogë, dorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

2 Prill, 2026

Aksident horror në Greqi, 40-vjeçares shqiptare ia kap flokët makineria, pëson dëmtime të rënda në kokë

2 Prill, 2026

Flet fqinja e burrit të vrarë në Korçë: Mirë që e vodhën, po jo kështu! Ishte burrë i mirë

2 Prill, 2026

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

2 Prill, 2026

Video e kryebashkiakut të New York duke folur shqip

2 Prill, 2026

FOTOLAJM/ Ulsi Manja ikën nga seanca, e ndjek parlamentin nga telefoni i Ervin Hoxhës! Dy ish-ministrat të qeshur në videocall

2 Prill, 2026

VIDEO/ Spiropali tentoi të futet nga hyrja e pasme e Kuvendit, e bllokon Garda!

2 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.