• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Prokurorja e Hagës kërkon 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin!

9 Shkurt, 2026
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Speciale në Hagë këtë të hënë nisën deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokurorja Kimberly West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha ajo.

Lexo edhe:

“Shërbimi i Jashtëm Merr Politizim” / Spiropali Reagon ndaj Opozitës: ‘Nuk do të Eksportohet Procesi i Vettingut për Diplomatë’ (Bisedat në Komision)

Monitorimi i eficiencës gjyqësore: ILD miraton 9 inspektime për vitin 2026, propozime nga vetëm 3 institucione

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”, u shpreh West.

Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.

“Në mënyrë që ta arrinin qëllimin e tyre, këta persona të akuzuar kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në gjithë Kosovën”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Prokurori Alan Tieger përsëriti se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në vijën e parë të UÇK-së prej fillimit dhe kishin rol të rëndësishëm.

Tieger përmendi që të dy kanë shkuar në Zvicër më 1994 dhe deri më 1998 janë kthyer në Kosovë çdo 3-4 muaj dhe kanë qëndruar aty për disa javë secilën herë.

“Thaçi dhe Veseli kanë pasur detyra të rëndësishme gjatë asaj kohe, të mbanin kontakte, të sillnin armë, përfshirë shtatë prej 12 RPG-ve që u përdorën në sulmet e sinkronizuara ndaj 12 stacioneve policore serbe në shtator të 1997-ës”, tha ai, sipas REL.

Sipas tij, Thaçi e fitoi reputacionin e personit që lidhi luftëtarët në Kosovë dhe planifikuesit që jetonin në mërgim.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Nga Kategoria

"Shërbimi i Jashtëm Merr Politizim" / Spiropali Reagon ndaj Opozitës: 'Nuk do të Eksportohet Procesi i Vettingut për Diplomatë' (Bisedat në Komision)
Kryesore

“Shërbimi i Jashtëm Merr Politizim” / Spiropali Reagon ndaj Opozitës: ‘Nuk do të Eksportohet Procesi i Vettingut për Diplomatë’ (Bisedat në Komision)

9 Shkurt, 2026
Monitorimi i eficiencës gjyqësore: ILD miraton 9 inspektime për vitin 2026, propozime nga vetëm 3 institucione
Kryesore

Monitorimi i eficiencës gjyqësore: ILD miraton 9 inspektime për vitin 2026, propozime nga vetëm 3 institucione

9 Shkurt, 2026
Aktualitet

LAJM I FUNDIT: Gjykata e Posaçme Nis Gjykimin për Çështjen e Erion Veliajt

9 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

"Shërbimi i Jashtëm Merr Politizim" / Spiropali Reagon ndaj Opozitës: 'Nuk do të Eksportohet Procesi i Vettingut për Diplomatë' (Bisedat në Komision)

“Shërbimi i Jashtëm Merr Politizim” / Spiropali Reagon ndaj Opozitës: ‘Nuk do të Eksportohet Procesi i Vettingut për Diplomatë’ (Bisedat në Komision)

9 Shkurt, 2026

Starmer lufton për mbijetesë ndërsa shefi i stafit jep dorëheqjen për shkak të skandalit Mandelson.

9 Shkurt, 2026
Monitorimi i eficiencës gjyqësore: ILD miraton 9 inspektime për vitin 2026, propozime nga vetëm 3 institucione

Monitorimi i eficiencës gjyqësore: ILD miraton 9 inspektime për vitin 2026, propozime nga vetëm 3 institucione

9 Shkurt, 2026

LAJM I FUNDIT: Gjykata e Posaçme Nis Gjykimin për Çështjen e Erion Veliajt

9 Shkurt, 2026

Video: Përmbytjet në Marok: 150,000 persona të zhvendosur ndërsa uji vazhdon të rritet

9 Shkurt, 2026

Tottenham paralajmërohet për një luftë të vërtetë për mbijetesë, ndërsa Wayne Rooney mbron Cristian Romero mbi kartonin e kuq të kushtueshëm ndaj Man Utd.

9 Shkurt, 2026
Dosja Partizani: Debati mes Malltezit dhe prokurorëve të SPAK në seancë - Kjo nuk përbën ndjekje penale, por…

Dosja Partizani: Debati mes Malltezit dhe prokurorëve të SPAK në seancë – Kjo nuk përbën ndjekje penale, por…

9 Shkurt, 2026
Ishte e vërtetë dasma në shfaqjen e Super Bowl me Bad Bunny? Ja çfarë thotë e vërteta.

Ishte e vërtetë dasma në shfaqjen e Super Bowl me Bad Bunny? Ja çfarë thotë e vërteta

9 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.