Raporti i Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë e Veriut ka nxjerrë në pah disa kritika të rënda, duke përfshirë progresin e kufizuar në drejtësi, ngecjen në luftën kundër korrupsionit dhe dështimin e ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, kryeministri Hrisijan Mickoski e interpreton raportin ndryshe, duke sugjeruar se vendi është në rrugë të duhur përpara Bashkimit Evropian.
Mickoski theksoi se nëse ndryshimet kushtetuese realizohen, Maqedonia do të bëhet “kampion” dhe do të merrte një veto të re, duke theksuar se ndonëse kanë pasur ngecja në disa fusha, ka patur gjithashtu përparim në të tjera. Ai tregoi se pas zgjedhjeve, do të merret më seriozisht me nevojën për reforma në gjyqësor dhe prokurori.
Kryeministri deklaroi se raporti evidencojnë se vendi nuk është në prapambetje, por se ka pasur progres të vogël ose të rëndësishëm në shumë fusha. Mickoski pretendon se Maqedonia është përpara Shqipërisë në tetë fusha dhe se, sipas tij, Mali i Zi është i pari, pasuar nga Maqedonia dhe Serbia, e më pas Shqipëria, Bosnja dhe Kosova. Ai theksoi se përparimi në reformat ekonomike dhe luftën kundër pastrimit të parave është inkurajues, si dhe zbatuar sistemin e përbashkët të pagesave dhe uljen e tarifave të roaming-ut.
Pavarësisht kritikave, ai e shikon raportin si një shenjë pozitiviteti dhe inkurajon avancimin në reforma. Mickoski shtoi se qeveria e tij është e angazhuar për reforma dhe se do të punohet shumë për të adresuar sfidat e mbetura, në mënyrë që Maqedonia të realizojë ambiciet e saj për anëtarësim në BE.
Në përgjithësi, qeveria duket e kënaqur nga raporti, duke e parë si një mundësi për të përmirësuar dhe forcuar pozitat e vendit në bisedimet për integrimin evropian, pavarësisht problemeve që janë evidentuar.










