Ambasada Amerikane ka njoftuar përditësimin e procedurave të rinovimit të vizave amerikane.
Në reagim theksohet se përveç vizave B1/B2, që janë akoma të vlefshme apo që kanë skaduar në më pak se 12 muaj, do të kenë mundësinë të rinovohen me postë.
“Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë”, shkruhet në njoftim.
“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.
Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane.