Dita e sotme ka vijuar të jetë problematike për rrugët nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rreshen, ku janë raportuar rënien e gurëve dhe dherave në disa segmente. Në aksin e Shkopetit, rënia e gurëve ka prekur pothuajse të gjithë gjatësinë e rrugës, duke e detyruar atë të funksionojë vetëm me një sens lëvizjeje, pavarësisht pranisë së firmës mirëmbajtëse. Fatmirësisht, kjo situatë nuk ka shkaktuar aksidente rrugore deri tani.
Situata është intensifikuar edhe në aksin tjetër, Ura e Matit – Rrëshen, ku rënia e vazhdueshme e dherave ka shkaktuar problemet më serioze, veçanërisht në segmentin e njohur si “Pujkë”. Këtu, disa pjesë të rrugës janë kthyer me një sens lëvizjeje, duke e bërë kalimin me te vështirë. Po ashtu, pranë urës së Urakës vazhdojnë shembjet e dherave, një problem që po vë në rrezik sigurinë e këtij aksii.
Një aspekt i dukshëm gjatë këtyre dy ditëve ka qenë mungesa e mjeteve të specializuara për të pastruar dherat nga rruga. Kjo ka shkaktuar akadencë në rrugë, duke e rënduar për më tepër situatën për shoferët. Bllokimi i kanaleve kulluese ka ndikuar negativisht në kullimin e ujërave dhe ka kontribuar në përkeqësimin e kushteve të kalueshmërisë në këtë aks.
Dhe një tjetër lajm shqetësues vjen nga “Ura e Lufit” në Zenisht, e cila po shembet për shkak të gërryerjes së bazamentit nga uji. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar kalueshmërinë dhe për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.
Kjo situatë e komplikuar tregon nevojën për një plan të mirëfilltë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi të rrugëve, për t’u evituar rreziqet e mundshme për përdoruesit e tyre. Autoritetet duhet të marrin masa urgjente për të adresuar këto probleme dhe për të garantuar sigurinë e rrugëve.











