Ditën e nesërme Klodjan Braho pritej të merrte detyrën si drejtues i SPAK, në një ceremoni që drejtohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në një vizitë në Spanjë, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë.
Klodjan Braho, më 11 dhjetor, u votua me 7 vota nga 11 anëtarët e KLP si drejtues i SPAK.
“Jeni të lutur të merrni pjesën në ceremoninë e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK).
Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti.
Për shkak të kufizimeve në vendin ku do të zhvillohet, do të luteshim vetëm për praninë e gazetarëve”, thuhet në ftesën e SPAK.









