Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu po mban sot një konferencë për shtyp ku po diskutohen çështje nga dëmshpërblimi i qytetarëve nga përmbytjet, tek forcimi i mbrojtjes, investimet në infrastrukturën parandaluese e deri tek kontributi i Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës.
Vengu tha se po investohet në pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve apo dëmtimeve nga gërryerjet lumore në të ardhmen.
“Fondi i Kushtëzuar shpërndahet me një qasje të re, për të forcuar ato bashki që konsiderohen më ë dobëta. Kemi rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese, 18 mln euro, 8 mln euro janë të dedikuara që janë në zbatim e sipër. Vazhdojmë të mbështesim pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin, pjesë një e mirë e financimit shkon në këtë drejtim që të kemi mundësi të parandalojmë rrëshqitje apo dëmtimet nga gërryerjet lumore në të ardhmen”, tha Vengu.
Ministri i Mbrojtjes më tej bëri të ditur se në muajin korrik do të nis edhe prodhimi i municioneve ushtarake.
“Fillojmë këtë muaj rekrutimet për kadetët e shkollave. Do të përzgjidhen fillimisht 40 vetë do kalojnë një testim rigoroz dhe nga ata do të përzgjidhen 10. Kjo më jep mundësin që të them disa fjalë për rritjen e kapitalin njerëzor për industrinë ushtarake. Kemi 326 vende pune dhe kanë filluar rekrutimet. Nga këto 49 janë inxhinierë dhe 68 janë teknikë që synojmë ti marrim nga shkollat profesionale më të mira në vend. Kemi 40 ekspertë që të po i trajnojmë. Trajnimi i suksesshëm lidhet me prodhimin e mëtejshëm. Në prill kemi prodhimin e dronëve, në maj kemi prodhimin e tekstileve. Synojmë që të kemi fillimisht prodhimin për policët. Në korrik është data që i kemi vendosur vetes për prodhimin e municioneve ushtarake. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është që të integrojmë kompanitë tona me ato ndërkombëtare. Në zinxhirin tonë ne kemi edhe përfshirjen e kompanive të mëdha. Në mënyrë që të kemi produkte të certifikuara dhe të marrim sa më shumë dije. Elementi i fundit, është përmbyllur negociata për findkatierit, për prodhimin e anijeve në Pashaliman, një vit e gjysmë që punojmë në këtë drejtim. Një arritje të Forcat Detare”, shtoi Vengu.
Ministri i Mbrojtjes gjithashtu solli në fokus dhe angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës.
“Kryeministri ngriti në tryezën e Bordit të Paqes çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët në rajon, interesat tona në rajon dhe revoltën tonë të kërkesës së Hagë për dënimin maksimal të ish-drejtuesve të UÇK-së. Elementi i dytë i Bordit të Paqes, ishte dhe shprehja e angazhimit tonë që të marrim pjesë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza”, tha ndër të tjera Vengu.










