Në procesin gjyqësor ndaj Leonard Duka dhe Dritan Bardhi ka dëshmuar edhe Klevin Halili, i cili deklaroi para gjykatës se nuk ka pasur asnjëherë njohje personale me Dukën.
Në dëshminë e tij, Halili foli për marrëdhënien shoqërore dhe bashkëpunimin me modelen Trejsi Sejdini, me të cilën tha se kishte udhëtuar në New York në fillim të vitit 2020.
Ai shpjegoi se qëndrimi në SHBA u zgjat për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19 dhe se gjatë asaj periudhe nuk kishte dijeni për ndonjë lidhje mes Sejdinit dhe Dukës, për të cilën, sipas tij, kishte mësuar vetëm nga mediat.
Dëshmon Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard Dukën. Trejsi Sejdinin e njoh, e kam shoqe dhe më lidh bashkëpunimi. Kemi shoqëri. Po kemi bërë pushime jashtë shteti. Në janar 2020 kam qenë në Amerikë me Trejsi Sejdinin. Kemi jetuar në New York. Qëllimi i udhëtimit ishte për qejf për 1 muaj për të vizituar New York. Ngecëm aty sepse na kapi Covidi, Trejsi u detyrua të merrte një shtëpi me qira atje, ndërsa unë kam jetuar te motra ime. Nuk jam në dijeni se me çfarë të ardhurash ka jetuar Trejsi. Ajo ka qëndruar me mua kemi bërë sete fotografike. Kemi qëndruar në shtëpi kemi bërë jetesë asgjë më shumë. Na ka lidhur shoqëria e ngushtë dhe puna. Nuk kam pasur dijeni për lidhje sentimentale që ka patur Trejsi në atë periudhë.
Nuk kam dëgjuar të flasë për Leonard Dukën. Unë e kam marrë vesh nga mediat këtë gjë, ka qenë periudha kur isha në Amerikë. Trejsin nuk e kam pyetur, as ajo s’më ka pyetur për lidhjet që unë kam pasur. Trejsi Sejdini ka patur gjërat e veta, tërhiqte lekë në Amerikë nga pikat e trasfertave. Lekët vinin nga Shqipëria. Në 4-5 raste kam tërhequr lekë për Trejsi Sejdinin. Ti paraqitesh me një kod, merr dërgesën dhe nuk me ka interesuar se kush i ka nisur. Trejsi nuk më ka treguar se kush ia niste lekët, kanë qenë familjarë dhe shoqëri. Kanë dërguar lekë edhe ata. Në Amerikë kam të njohur. Nuk jam tip kurioz, që të interesohesha kush ia niste. Nuk e di nëse kanë qenë apo jo para krimi. Nga media mora vesh që kanë patur një lidhje Trejsi dhe Leonard Dukën. Nuk jam takuar ndonjëherë Leonard Dukën, ai e ka suportuar disa herë ekonomikisht Trejsin kur ngeci në Amerikë. Nuk më kujtohet me sa para e ka ndihmuar. Programuam të rrinim 1 muaj e 1 javë. Unë do rrija te motra ime, ndërsa Trejsi mori një Airbnb. Shpenzimet e mia i ka paguar motra ime dhe njerëzit e saj, mami dhe babi im. 600-800$ kanë dërguar prindërit e mi herë pas here. 600-1000$ ishin shumat e parave qe unë kam tërhequr për llogari të Trejsit. Ja kryerja unë si shërbim sepse ajo kishte punë, kishte photoshooting, etj.











