Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Benet Beci u shpreh se në Shkodër synojnë pesë mandate.
Gjatë eventit të hapjes zyrtare të fushatës, Beci tha Shkodra është porta e Europës në Shqipëri dhe do të vijojë transformimi i tij.
“Nis me këtë këngë fitoren e 2023, ishte një këngë frymëzuese dhe fitoreje, simbolike për atë që po vinte në Shkodër. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo, në Malësi të Madhe, Pukë, Fushë Arrëz. Fitorja do të jetë shume më e madhe se e 2023, Shkodra është kthyer në kantier ndërtimi që nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri, me premtimet që kemi dhënë kemi provuar që një bashkëpunim me vendorit dhe qëndrorit sic është bërë në Shkodër gjatë kësaj periudhe është kyce. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm rrugët brenda apo autostradat janë ata që na bëjnë besimplotë që kemi dhënë provat që besimin e Shkodrës këto dy vite do ta cojmë më tej. Së paku me 5 mandate Shkodra do të vijë ne këto zgjedhje. Shkodranët janë mirënjohës dhe falenderues.
Do jemi qyteti i surprizave dhe më shumë se pesë në këtë qytet. “