Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Izraelin se ka tentuar ta vrasë, por nuk ia ka arritur qëllimit.
Gjatë një konference, Masoud Pezeshkian tha se Izraeli tentoo të bombardonte zonën ku ndodhej ai, por nuk arriti të realizonte planin. Ndërsa shtoi se pas këtij sulmi nuk qendronte SHBA.
“Po, ata u përpoqën. Ata vepruan në përputhje me rrethanat, por dështuan”, tha Pezheskian duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit amerikan, Tucker Carlson.
Më tej Pezheskian u shpreh se Irani “nuk ka probleme” me rifillimin e bisedimeve me SHBA, pavarësisht bombardimeve amerikane të disa objekteve bërthamore gjatë luftës midis Republikës Islamike dhe Izraelit në Qershor.
“Ne nuk shohim ndonjë problem me rifillimin e negociatave”, tha Pezeshkian. Megjithatë, ai shtoi se ai pyet veten se si Irani mund t’u “besonte” sërish Shteteve të Bashkuara.