• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas luftës

25 Shtator, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u tha udhëheqësve botërorë se populli i tij kundërshton sulmin e tetorit të vitit 2023 të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit.

Gjatë adresimit në Kombet e Bashkuara, Abbas tha se ky grup radikal nuk do të ketë rol në qeverisjen e Rripit të Gazës pasi të ketë përfunduar lufta dhe duhet të dorëzojë armët para administratës së tij.

“Agimi i lirisë do të vijë”, u tha ai palestinezëve.

Lexo edhe:

Trump thumbon Erdogan-in me ironi për zgjedhjet e manipuluara

Trupat e pesë të dyshuarve për emigrantë u gjetën në shkretëtirën e veriut të Libisë

Abbas i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se palestinezët në Gazë “po përballen me luftë të gjenocidit, shkatërrimit, urisë dhe zhvendosjes” nga Izraeli.

Fjalimi i tij erdhi një ditë para se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, t’i drejtohet OKB-së.

Gjatë fjalimit të shkurtër, Abbas shpalosi vizionin e tij për një shtet palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gazë.

Zgjidhja me dy shtete ka fituar mbështetje pasi një sërë shtetesh – përfshirë aleatë kryesorë të SHBA-së – njoftuan për njohjen e shtetit palestinez gjatë kësaj jave.

Megjithatë, Qeveria e Netanyahut e kundërshton krijimin e një shteti palestinez. Trupat izraelite kontrollojnë shumicën e Rripit të Gazës.

Netanyahu ka thënë se Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë mbi territorin pasi Hamasi të mposhtet dhe ka refuzuar idenë që Autoriteti Palestinez të ketë ndonjë rol.

Disa ministra të tij po ashtu po kërkojnë nga Qeveria izraelite që të aneksojë Bregun Perëndimor, ku administrata e Abbasit gjendet në pjesë të vogla të këtij territori.

“Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Palestina nuk është e lirë”, tha Abbas.

Ai tha se Autoriteti Palestinez “është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë për qeverisjen dhe sigurinë” në Gazë. Abbas shtoi se “Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisje” dhe se duhet të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez.

Hamasi është pajtuar që të heqë dorë nga qeverisja në Gazë, por ka refuzuar kërkesën e Izraelit që të çarmatoset, duke thënë se ka të drejtë të rezistojë nga okupimit izraelit.

Abbas tha se fushata e Izraelit në Gazë “nuk është agresion, është krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”.

Një numër ekspertësh në mbarë botën e kanë akuzuar Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gazë. Izraeli mohon akuzat dhe fajëson Hamasin për vdekjet dhe shkatërrimin e territorit.

Abbas falënderoi udhëheqësit botërorë për mbështetjen e palestinezëve gjatë luftës në Gazë, duke shtuar se njohjet e fundit të shtetësisë palestineze i kanë dhënë popullit të tij shpresë për paqe dhe përfundim të konfliktit.

Ai mirëpriti vendimet e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, duke u bërë thirrje edhe shteteve të tjera që ta bëjnë një gjë të tillë.

Megjithatë, ai shtoi se njohja simbolike nuk është e mjaftueshme për të adresuar problemin aktual.

“Është koha që komuniteti ndërkombëtar të veprojë me drejtësi për popullin palestinez, në mënyrë që ata të kenë të drejtat e tyre legjitime për të shporrur okupimin dhe të mos mbesin pengje të politikave të Izraelit, që mohojnë të drejtat tona dhe vazhdojnë padrejtësinë ndaj nesh, vazhdojnë shtypjen dhe agresionin”, tha Abbas.

Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona në Izrael dhe rrëmbeu 251 të tjerë.

Ndërkaq, fushata izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 65.000 persona dhe ka plagosur më shumë se 167.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja./REL

Nga Kategoria

Bota

Trump thumbon Erdogan-in me ironi për zgjedhjet e manipuluara

25 Shtator, 2025
Bota

Trupat e pesë të dyshuarve për emigrantë u gjetën në shkretëtirën e veriut të Libisë

25 Shtator, 2025
Bota

Mbledhje emergjente e Pentagonit, Hegseth thërret qindra gjeneralë

25 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Plan për marrëveshje paqeje ndërmjet dy vendeve, Presidenti palestinez i gatshëm të punojë me Trumpin.

Plan për marrëveshje paqeje ndërmjet dy vendeve, Presidenti palestinez i gatshëm të punojë me Trumpin.

25 Shtator, 2025

Trump thumbon Erdogan-in me ironi për zgjedhjet e manipuluara

25 Shtator, 2025

Vincent Kompany fton legjendën e Bayern Munichut të rikthehet, me Harry Kane e shokë të gatshëm për të mësuar nga ‘përvoja e çmuar’

25 Shtator, 2025

PL me akuza ndaj Silva Cakës: Shkoi tek qeveria për të ndjekur “shkollën” e korrupsionit

25 Shtator, 2025

Trupat e pesë të dyshuarve për emigrantë u gjetën në shkretëtirën e veriut të Libisë

25 Shtator, 2025

Mbledhje emergjente e Pentagonit, Hegseth thërret qindra gjeneralë

25 Shtator, 2025

Pas kritikave në rrjet, reagon Blerta, partnerja e Princ Lekës

25 Shtator, 2025
Farmacistët kërkojnë rregulla: Barnat të mos shiten nga persona pa licencë dhe të vendoset një distancë minimale mes farmacive.

Farmacistët kërkojnë rregulla: Barnat të mos shiten nga persona pa licencë dhe të vendoset një distancë minimale mes farmacive.

25 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.