• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Presidenti Begaj nderon Profesor Ismet Elezi dhe ka një mesazh për drejtësinë

7 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë me rastin e 105-vjetorit të lindjes së Profesor Ismet Elezit, një prej figurave më të shquara të së Drejtës Penale në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e vlerësoi profesorin si një figurë mbresëlënëse të shkencës juridike shqiptare, duke përcjellë njëherazi disa mesazhe kyçe mbi drejtësinë e re.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Profesor Ismeti është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare. Ai ka qenë model në përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj,” u shpreh Presidenti, duke nënvizuar kontributin e jashtëzakonshëm të Elezit në ndërtimin e sistemit penal në Shqipërinë moderne.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vuri theksin mbi sfidat dhe arritjet e sistemit të drejtësisë në dekadën e fundit, duke e cilësuar reformën në drejtësi si një ndër sipërmarrjet më të fuqishme të tre dekadave të fundit. “Drejtësia e re ka, gjithashtu, nevojë për gurët e vet kilometrikë, për modele dhe shembuj të integritetit e profesionalizmit,” theksoi ai.

Lexo edhe:

Lufta në Ukrainë, agjencitë evropiane të inteligjencës shprehin pessimizëm për një marrëveshje paqeje.

Propozimi i ri në Formula 1: 12 Gara Sprint priten në vitin 2027

Presidenti Begaj vlerësoi përparimin e bërë në çrrënjosjen e pandëshkueshmërisë dhe në ndërtimin e një kulture hetimi të pavarur dhe të paanshme: “Zhvillimin cilësor e dallojmë kur me kurajë, vendosmëri dhe drejtësi zbatohet ligji ndaj të fuqishmëve apo atyre që janë të paprekshëm”.

Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e ruajtjes së pastërtisë së sistemit të drejtësisë përmes vetingut të përhershëm, kontrollit të brendshëm dhe vetëpastrimit, duke shtuar se “Drejtësia e re nuk mund të jetë e re nëse shfaq simptomat e drejtësisë së vjetër si korrupsionin, klientelizmin apo korporativizmin”.

Presidenti e përmbylli fjalën me një mesazh shprese dhe vendosmërie: “Drejtësia e re duhet pranuar si thirrje dhe kontributi për të duhet kuptuar si premtim solemn. Rruga është ende e gjatë, por suksesi është shfaqur në horizont. Mbështetja ime ndaj jush është e palëkundur.”

Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura të drejtësisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademikë dhe studentë të cilëve Presidenti u garantoi mbështetjen e tij në përpjekjet për ndërtimin e një drejtësie të re dhe të drejtë.

Tags: begajismet elezi

Nga Kategoria

Lufta në Ukrainë, agjencitë evropiane të inteligjencës shprehin pessimizëm për një marrëveshje paqeje.
Lajme

Lufta në Ukrainë, agjencitë evropiane të inteligjencës shprehin pessimizëm për një marrëveshje paqeje.

19 Shkurt, 2026
Propozimi i ri në Formula 1: 12 Gara Sprint priten në vitin 2027
Kryesore

Propozimi i ri në Formula 1: 12 Gara Sprint priten në vitin 2027

19 Shkurt, 2026
Dyshime për lidhje me Jeffrey Epstein, pas arrestimit të Princit Andrew, kontrollohen në dy nga pronat e tij.
Lajme

Dyshime për lidhje me Jeffrey Epstein, pas arrestimit të Princit Andrew, kontrollohen në dy nga pronat e tij.

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter, Lautaro Martinez ‘ndihmon’ në aspektin sportiv, por statistikat ofrojnë ngushëllim për Chivun

Inter, Lautaro Martinez ‘ndihmon’ në aspektin sportiv, por statistikat ofrojnë ngushëllim për Chivun

19 Shkurt, 2026
Lufta në Ukrainë, agjencitë evropiane të inteligjencës shprehin pessimizëm për një marrëveshje paqeje.

Lufta në Ukrainë, agjencitë evropiane të inteligjencës shprehin pessimizëm për një marrëveshje paqeje.

19 Shkurt, 2026
Presidentja Osmani reagon pas pjesëmarrjes në Bordin e Paqes: "Në partneritet me Amerikën dhe aleatët e tjerë për paqe"

Presidentja Osmani reagon pas pjesëmarrjes në Bordin e Paqes: “Në partneritet me Amerikën dhe aleatët e tjerë për paqe”

19 Shkurt, 2026
Arrestohet shqiptari 'skifteri' në Itali/ 80 vjedhje në tre vite, 30-vjeçari hapte hekurat e dritareve me…

Arrestohet shqiptari ‘skifteri’ në Itali/ 80 vjedhje në tre vite, 30-vjeçari hapte hekurat e dritareve me…

19 Shkurt, 2026

Nis numërimi mbrapsht për Iranin, Trump: Kanë 10 ditë kohë të arrijnë një marrëveshje

19 Shkurt, 2026
Zuckerberg përballet me akuza në gjyq se Instagram i bën fëmijët të varen.

Zuckerberg përballet me akuza në gjyq se Instagram i bën fëmijët të varen.

19 Shkurt, 2026
Propozimi i ri në Formula 1: 12 Gara Sprint priten në vitin 2027

Propozimi i ri në Formula 1: 12 Gara Sprint priten në vitin 2027

19 Shkurt, 2026

Arrestimi i ish-princit Andrew, kontrolle në pronat mbretërore

19 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In