• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Presidenti Begaj kërkon mbarimin e mandatit te anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja

30 Janar, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj, përmes një kërkese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkon mbarimin e mandatit të anëtares së këtij institucioni, Sonila Bejtja.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bejtja, e cila plotësoi vakancën e krijuar pas dorëheqjes së ish-gjyqtarit Besnik Muçi në vitin 2020, sipas presidentit prish mekanizimin për përtëritjen e trupës, për shkak të emërimit me vonesë, sipas parimit të përtëritjes së pjesshme të Gjykatës.

“Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se mandati i Gjyqtarit Kushtetues fillon në datën e kryerjes së betimit dhe mbaron, për gjyqtarët fillestarë, sipas rastit, tetë ose nëntë vjet më pas. Në kushtet e emërimit me vonesë të gjyqtarëve fillestarë, zbatimi i kësaj dispozite e asgjëson parimin e përtëritjes së pjesshme, si në vitin 2025, ashtu dhe në vitin 2028 apo në vitin 2031.

Lexo edhe:

EMRI/ Arrestohet vëllai i deputetes së PD në Itali!

“Me godiste në kokë dhe trup”, dënohet shqiptari në Greqi, dhunonte gruan në sy të fëmijëve të mitur

Në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. Por, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa e presidentit:

Gjykata Kushtetuese ka marrë në datën 23.12.2024 vendimin për deklarimin e mbarimit të mandatit për Gjyqtaren Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, me qëllimin për të mbrojtur dhe për të bërë të mundur përtëritjen e pjesshme të Gjykatës në intervale 3-vjeçare, sikurse kërkohet nga Kushtetuta.

Gjyqtarja Zaçaj u emërua në detyrën e Gjyqtarit Kushtetues në janar të vitit 2023, me një vonesë prej gati 6 vitesh nga momenti i krijimit të vakancës, shkaktuar nga rrethana të njohura dhe të pavarura prej saj.

Me vonesë nga momenti i krijimit të vakancës janë emëruar të gjithë gjyqtarët kushtetues pas vitit 2016, deri më sot.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se mandati i Gjyqtarit Kushtetues fillon në datën e kryerjes së betimit dhe mbaron, për gjyqtarët fillestarë, sipas rastit, tetë ose nëntë vjet më pas. Në kushtet e emërimit me vonesë të gjyqtarëve fillestarë, zbatimi i kësaj dispozite e asgjëson parimin e përtëritjes së pjesshme, si në vitin 2025, ashtu dhe në vitin 2028 apo në vitin 2031.

Në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. Por, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës.

Përtëritja e pjesshme përfshin njëkohësisht tre mandate specifike. Që të ndodhë përtëritja e synuar nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025, duhet që arsyetimi i Gjykatës për përtëritjen të shtrihej edhe mbi dy mandatet e tjera që përkojnë me afatin e përtëritjes.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e qartëson këtë aspekt, ndërkohë që afati për deklarimin e mbarimit të këtyre mandateve është ezauruar nga Gjykata pa veprime, duke vendosur në vështirësi organet e emërtesës.

Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera.

Në kushtet e mosveprimit të Gjykatës, Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar mundësinë e vetme që i njeh ligji, mundësinë e depozitimit të një kërkese për mosmarrëveshje kompetence, për të bërë që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme.

Presidenti i Republikës shpreson se në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Bashkëlidhur këtij njoftimi po jepet për transparencë me publikun edhe teksti i kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Nga Kategoria

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet vëllai i deputetes së PD në Itali!

18 Shkurt, 2026
Lajme

“Me godiste në kokë dhe trup”, dënohet shqiptari në Greqi, dhunonte gruan në sy të fëmijëve të mitur

18 Shkurt, 2026
Vrasja e një shqiptari 44-vjeçar në Kolumbi, hetuesit zbulojnë lidhjet me grupet kriminale dhe trafikun ndërkombëtar.
Aktualitet

Vrasja e një shqiptari 44-vjeçar në Kolumbi, hetuesit zbulojnë lidhjet me grupet kriminale dhe trafikun ndërkombëtar.

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

EMRI/ Arrestohet vëllai i deputetes së PD në Itali!

18 Shkurt, 2026
Vëllai i deputetes Elda Hoti arrestohet në Romë për trafik të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë, duke u kapur në një hotel me të dashurën.

Vëllai i deputetes Elda Hoti arrestohet në Romë për trafik të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë, duke u kapur në një hotel me të dashurën.

18 Shkurt, 2026

“Me godiste në kokë dhe trup”, dënohet shqiptari në Greqi, dhunonte gruan në sy të fëmijëve të mitur

18 Shkurt, 2026
Vrasja e një shqiptari 44-vjeçar në Kolumbi, hetuesit zbulojnë lidhjet me grupet kriminale dhe trafikun ndërkombëtar.

Vrasja e një shqiptari 44-vjeçar në Kolumbi, hetuesit zbulojnë lidhjet me grupet kriminale dhe trafikun ndërkombëtar.

18 Shkurt, 2026

Benfica sulmon “fushatën e shpifjes” ndaj Gianluca Prestianni pas përplasjes me Vinicius Junior dhe mbështet pretendimin e sulmuesit se nuk e ofendoi racialisht yllin e Real Madrid.

18 Shkurt, 2026
LIVE: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen në Hagë: Kërkojmë pafajësi, lufta e UÇK-së ishte e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

LIVE: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen në Hagë: Kërkojmë pafajësi, lufta e UÇK-së ishte e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

18 Shkurt, 2026
“Kejsin e takova të parin pas eliminimit”, Ina Aderi flet pas daljes nga shtëpia: “Nuk jam penduar për puthjen!”

“Kejsin e takova të parin pas eliminimit”, Ina Aderi flet pas daljes nga shtëpia: “Nuk jam penduar për puthjen!”

18 Shkurt, 2026

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.