Tottenham Hotspur po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e tij, ndonëse ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Në kampionat, skuadra londineze renditet në vendin e 16, vetëm 5 pikë mbi zonën e rënies. Kjo ka detyruar drejtuesit e klubit të shkarkojnë trajnerin Thomas Frank dhe të emërojnë Igor Tudor që do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.
Situata duket edhe më kritike me kritikat e theksuara nga kapiteni Cristian Romero, i cili shprehu shqetësimin për numrin e ulët të lojtarëve të disponueshëm, duke shkruar në Instagram pas barazimit 2-2 ndaj Manchester City: “Kemi vetëm 11 futbollistë të disponueshëm. E pabesueshme, por e vërtetë dhe e turpshme.” Po ashtu, klubi ka përjetuar një tjetër krizë me shkarkimin e trajnerit Heitinga pas vetëm 32 ditësh në detyrë.
Një lajm tjetër shqetësues është edhe largimi i Daniel Levy nga posti i presidentit pas 24 vitesh, duke krijuar një boshllëk të konsiderueshëm në menaxhim. Megjithëse Tottenham fitoi Europa League sezonin e kaluar, duke i dhënë fund një thatësire 41-vjeçare për trofe në arenën evropiane, qetësia në klub ende mungon.
Shtypi britanik, konkretisht ‘Daily Telegraph’, ka raportuar se një sponsor kyç ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Tottenham në muajin qershor për shkak të rrezikut të klubit për t’u rënë në Championship. Ky lloj vendimi përbën një kërcënim të madh financiar për klubin, me ekspertët që parashikojnë një rënie të konsiderueshme në marrëveshjet e sponsorizimit, e cila do të ndikojë edhe më shumë në situatën financiare të skuadrës.
Atmosfera në stadium po përkeqësohet gjithashtu, duke ndikuar në numrin e tifozëve dhe, për pasojë, në vlerën e sponsorizimeve. Të gjitha këto faktorë po krijojnë një panoramë alarmante për Tottenhamit, ku një “eksod” i mundshëm i sponsorizuesve në fund të sezonit duket se është një realitet në horizonte.









