Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar shumë vatra zjarri në vend që të përhapen me shpejtësi.
Një ndër vatrat që mbetet aktive është ajonë zonën e Dishnicës. Edhe pse zjarri vijon të jetë aktiv prej disa orësh nuk është arritur të vendoset nën kontroll dhe të fiket.
Nga flakët janë djegur shumë bimë. Nuk raportohet për rrezik të banesave deri tani por flakët po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
Një tjetër zjarr aktvi është në pyllin e fshatit Lemonit në Maliq. Zjarri ka rënë pasditen e sotme. Po punohet për shuarjen e flakëve.