Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 1 Prill 2026, qeveria shqiptare shkarkoi Andrea Shllakun nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe emëroi në këtë pozicion Pranvera Skanën.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama. Ai hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.











