Sean Dyche ka arritur një marrëveshje verbale për të qenë trajneri i ri i Nottingham Forest, pas shkarkimit të Ange Postecoglou. Bisedimet janë përshpejtuar në fundjavë me qëllimin për ta vendosur Dyche-n në postin e tij para ndeshjes së Europa League ndaj Porto, e cila do të luhet të enjten. Ndërsa disa detaje ligjore ende duhen përfunduar, pritet që emërimi i tij të bëhet zyrtar brenda ditës së hënë.
Pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, kishte marrë në konsideratë disa kandidatë për të zëvendësuar Postecoglou, përfshirë Dyche-n, i cili është një ish-lojtar i klubit, Roberto Mancini dhe Marco Silva. Silva, aktualisht trajner i Fulham, është një kandidat i preferuar por shkaku i kontratës së tij, kjo do të kërkonte një shpenzim më të madh financiar. Problemet financiare janë një shqetësim për klubin, që ka paguar tashmë dëmshpërblime të mëdha për largimin e ish-trajnerit Nuno Espirito Santo e po përballet me një situatë të ngjashme pas shkarkimit të Postecoglou.
Marinakis e sheh emërimin e Dyche si një hap kyç për stabilitetin e skuadrës, e cila ka kaluar një periudhë të vështirë. Hierarkia e klubit beson se Dyche është më i përshtatshmi për të ri-organizuar dhe motivuar lojtarët, si dhe për të siguruar mbijetesën në Premier League. Një detyrë tjetër e rëndësishme për të do të jetë maksimizimi i investimeve të bëra gjatë merkatos së verës, ku Nottingham Forest ka shpenzuar mbi £180 milion. Një pjesë e madhe e këtyre lojtarëve nuk morën pjesë në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea, një faktor kritik që shkaktoi tension midis Marinakis dhe Postecoglou.
Sezoni për Nottingham Forest ka qenë i turbullt deri tani. Pas një fillimi të dobët, Nuno Espirito Santo u largua më 8 shtator dhe pas tij erdhi Postecoglou, i cili u shkarkua pas tetë ndeshjesh pa fitore. Bisedimet për të emëruar Dyche si trajner të ri kanë filluar menjëherë pas këtij shkarkimi, duke e bërë atë kandidat për t’i dhënë një drejtim të ri skuadrës.











