• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Policia ndjek këmba-këmbës trafikantin në Shkodër, i vë prangat tre personave

1 Prill, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Faza e parë”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë kontrollit në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë, u asgjësuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi të kultivuar në platforma polistiroli. Tre persona u arrestuan: Ersad Qerimaj, Bora Qerimaj dhe Adelina Qerimaj dy të tjerë procedohen penalisht, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Mimoza Ahmeti largohet nga “Ferma VIP 3”

Dhunuan, goditën me thikë dhe tentuan të rrëmbejnë 17-vjeçarin në Pogradec, arrestohen dy persona

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Kontrolle intensive në territor për parandalimin dhe goditjen që në fazën përgatitore të tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Faza e parë”.

Asgjësohen një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabis, të kultivuar në platforma polistiroli.

Arrestohen tre shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë dhe një shpallet në kërkim.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë disa persona po kishin mbjellë fara kanabisi në platforma polistiroli, shërbimet e specializuara në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe, të mbështetura nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Faza e parë”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Bajzë, u evidentuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi, të kultivuar në platforma polistiroli, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.

Platformat me filiza u shkatërruan gjatë operacionit, ndërkohë që një pjesë e tyre u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.

Si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u arrestuan shtetasit: E. Q., 29 vjeç, B. Q., 23 vjeçe dhe A. Q., 26 vjeçe (familjarë), të tre banues në fshatin Bajzë.

Po në vijim të operacionit, në fshatin Gruemirë Çezmë, në një magazinë u konstatuan edhe disa platforma të tjera polistiroli, në të cilat ishin kultivuar filiza dhe fara narkotike të dyshuara kanabisi.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, dhe nisi procedimi penal për shtetaset E. R., 41 vjeçe, dhe Z. R., 75 vjeçe, banuese në këtë fshat.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. R., si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Lajme

Mimoza Ahmeti largohet nga “Ferma VIP 3”

1 Prill, 2026
Kryesore

Dhunuan, goditën me thikë dhe tentuan të rrëmbejnë 17-vjeçarin në Pogradec, arrestohen dy persona

1 Prill, 2026
Lajme

Me dosje në duar, Erion Braçe paraqitet në SPAK! U kallëzua nga biznesmeni nga Lushnja, deputeti socialist: Padi e rreme dhe politike

1 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Policia ndjek këmba-këmbës trafikantin në Shkodër, i vë prangat tre personave

1 Prill, 2026

Mimoza Ahmeti largohet nga “Ferma VIP 3”

1 Prill, 2026

Dhunuan, goditën me thikë dhe tentuan të rrëmbejnë 17-vjeçarin në Pogradec, arrestohen dy persona

1 Prill, 2026

Me dosje në duar, Erion Braçe paraqitet në SPAK! U kallëzua nga biznesmeni nga Lushnja, deputeti socialist: Padi e rreme dhe politike

1 Prill, 2026

E trishtë! Deputeti Saimir Korreshi humb personin e afërt në moshë të re

1 Prill, 2026

Policia e Vlorës ekzekuton vendimin, ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro rikthehet në qeli! SPAK: Ka për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë burg

1 Prill, 2026

Pse 1 Prilli është Dita e Gënjeshtrave? Historia dhe rrengjet më të famshme

1 Prill, 2026

Gjyqi në GJKKO, Veliaj mungon në seancë: Po lexoj aktet hetimore në qeli

1 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.