Policia e Kosovës ka konfirmuar sekuestrimin e mbi 80 kilogramëve lëndë narkotike gjatë një operacioni të zhvilluar të mërkurën dhe të enjten, ku janë arrestuar tre të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është caktuar ndalim 48-orësh, ndërsa hetimet do të vijojnë me veprime të mëtejshme procedurale.
Rasti është zbuluar rreth orës 23:00 të së mërkurës, pranë pikëkalimit kufitar Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë. Aty u ndalua i dyshuari me inicialet H.S., i cili po drejtonte një kamion.
Gjatë kontrollit të mjetit, autoritetet gjetën 68 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 76 kilogramë e 800 gramë











