• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Policia: Autori i vrasjes së Martinit është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit

28 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit shpreh indinjatë sipas saj për keqtrajtimin publik që kulmoi me lajmin e rremë të pranisë së një autori të dytë me thikë, në vrasjen tragjike të ngjarjen e datës 18.11.2024, ku humbi jetën nxënësi 14-vjeçar Martin Cani.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Pavarësisht komunikatave të Policisë së Shtetit, të cilat nuk janë lajme portalesh po informacion për publikun me përgjegjësi të plotë ligjore, një sërë burimesh të hapura u angazhuan fort dhe vazhdojnë të dizinformojnë opinionin publik lidhur me autorësinë e ngjarjes. Kjo qasje shpërfillëse ndaj të vërtetës dhe lojë e pajustifikueshme me ndjenjat e publikut, e cila me qëllim apo me mungesë ndërgjegjeje të theksuar politike ose profesionale nga aktorët e medias, nxit pasiguri e mosbesim ndaj Policisë së Shtetit, duhet të ndalet.

Nga veprimet hetimore të deritanishme të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, veprime te cilat jane të bazuara në prova të pakontestueshme për ngjarjen tragjike dhe autorësinë e saj, rezulton se kemi të bëjmë vetëm me një autor, përshkruar edhe në komunikatat e Policisë së Shtetit dhe e regjistruar në materialin filmik të ngjarjes, të cilin ligji na ndalon ta publikojmë për shkak të sekretit hetimor.

Lexo edhe:

Armand Duka zgjedhet për herë të shtatë President i FSHF-së në një garë të vetme: Shprehim dëshirën të jemi në Botërorin 2026.

Shoferët e autobusëve interurbanë në Vlorë protestojnë kundër vendqëndrimit të ri

Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit.

Nga veprimet hetimore dhe proceduriale në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nga momenti që ka filluar ngjarja dhe në vijim të hetimeve, nuk ekziston autori i dytë i ngjarjes që është sajuar duke hedhur dyshime të ulëta mbi vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor po punon pa orar për të bërë dokumentimin përfundimtar ligjor të ngjarjes. Policia e Shtetit u bën thirrje publikisht të gjitha burimeve të informimit publik të mos vazhdojnë të hedhin dyshime të pabaza mbi këtë ngjarje tragjike. Nga ana tjetër Policia e Shtetit e siguron me përgjegjësi të plotë institucionale dhe ligjore opinionin publik se çdo version tjetër i ngjarjes në fjalë është i gënjeshtërt.

Policia e Shtetit bën me dije publikun se në çdo rast do të vazhdojë të informojë sipas të dhënave, provave dhe fakteve të përfituara nga grupi hetimor në këtë rast dhe në çdo rast, gjithmonë duke ruajtur sekretin hetimor dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë në këtë rast dhe kudo tjetër në çdo rast” thote policia.

Nga Kategoria

Armand Duka zgjedhet për herë të shtatë President i FSHF-së në një garë të vetme: Shprehim dëshirën të jemi në Botërorin 2026.
Lajme

Armand Duka zgjedhet për herë të shtatë President i FSHF-së në një garë të vetme: Shprehim dëshirën të jemi në Botërorin 2026.

16 Shkurt, 2026
Aktualitet

Shoferët e autobusëve interurbanë në Vlorë protestojnë kundër vendqëndrimit të ri

16 Shkurt, 2026
Armand Duka, për herë të shtatë, merr detyrën si President i FSHF-së.
Kryesore

Armand Duka, për herë të shtatë, merr detyrën si President i FSHF-së.

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama arrin në Kosovë për takime, viziton zyrën e Presidentes Vjosa Osmani.

Rama arrin në Kosovë për takime, viziton zyrën e Presidentes Vjosa Osmani

16 Shkurt, 2026

Kjo është mosha kur fëmijët duhet të fillojnë të lajnë dhëmbët

16 Shkurt, 2026
Dy vite pas vdekjes së Navalnyt, Kremlini reagon sërish dhe e mohon akuzën për helmim

Dy vite pas vdekjes së Navalnyt, Kremlini reagon sërish dhe e mohon akuzën për helmim

16 Shkurt, 2026

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin (VIDEO)

16 Shkurt, 2026
Përplasje e ashpër: Arjan Konomi sulmon Krusitën: Ishte një zhgënjim i plotë

Përplasje e ashpër: Arjan Konomi sulmon Krusitën: Ishte një zhgënjim i plotë

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In