• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Po kërkojmë vetëm një copë akulli”/ Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘JO’, nuk do t’ua harroj kurrë!

21 Janar, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump, ritheksoi nga Forumi i davosit ambicien e tij dhe të Amerikës për ta rimarrë Groenlandën nga Danimarka, duke shpjeguar se ishulli dikur u fitua nga vendi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu la danezëve, kurse tani është koha për ta rikthyer për arsye sigurie.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Trump tha se vetëm SHBA e mbron sigurinë e Groenlandës dhe Botës nga armiqtë e saj si Rusia dhe Kina, pasi gëzon të gjitha mjetet.

Madje ai përdori edhe një perifrazim me nota humori krahasues, duke thënë se “po kërkojmë vetëm një copë akulli”.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord

Orban “i vetmuar” në samitin e BE, largohet kur fillon Zelensky të flasë

“Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse një copë akulli. Po kërkojmë atë që fituam gjatë luftës botërore dhe ia lamë Danimarkës. Ne po kërkojmë vetëm një copë akulli. Vetëm SHBA mund ta mbrojë Groenlandën, ne kërkojmë ta mbrojmë nga armiqtë. Ne e kemi mbështetur dhe po e mbështesim NATO-n, por nuk e di nëse NATO dhe Evropa do na mbështesë ne apo nëse po na mbështet”, tha Trump mes të tjerash para përfaqësuesve pjesëmarrës në Davos.

Më tej ai foli edhe për vlerat që ndan me Evropën, duke vënë në dukje se ai kërkoi që edhe buxheti për NATO-n të shkonte nga 2 në 5 për qind sapo fitoi mandatin e dytë.

“Ne besojmë në vlerat që ndajmë me Europën. Duam aleatë seriozë, jo të dobët. Duam që Europa të jetë e fortë, sepse këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Kur fitova mandatin e dytë thashë se përqindja e buxhetit të NATO duhet të shkojë në 5% dhe nga dy e bëmë 5, duhet të paguanin” u shpreh ai.

Presidenti amerikan tha se asgjë nuk e bën më të qartë situatën aktuale sesa ajo që po ndodh me Groenlandën, duke e cilësuar këtë territor si kyç për sigurinë globale. Ai deklaroi se ka respekt për popullin e Groenlandës dhe për Danimarkën, por nënvizoi se çdo vend anëtar i NATO-s duhet të jetë i aftë të mbrojë territorin e tij.

“Askush përveç SHBA-ve nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën,” tha Trump, duke shtuar se SHBA është një fuqi shumë më e madhe nga sa, sipas tij, e kuptojnë shumë njerëz. Ai iu referua edhe Luftës së Dytë Botërore, duke kujtuar se Danimarka u pushtua shpejt nga Gjermania naziste dhe se SHBA ndërhyri për të mbrojtur Groenlandën, duke vendosur baza ushtarake dhe duke penguar, sipas tij, armiqtë të shtriheshin në hemisferën perëndimore.

Trump deklaroi se pas përfundimit të luftës, SHBA ia riktheu Groenlandën Danimarkës, një vendim që sot, sipas tij, shihet ndryshe.

“Ky ishull i pasiguruar është pjesë e Amerikës së Veriut dhe është kyç për sigurinë tonë. Politika jonë ka qenë gjithmonë të ndalojmë kërcënimet e jashtme nga hemisfera jonë,” përfundoi Trump, duke e vendosur çështjen e Groenlandës në qendër të debatit për sigurinë e NATO-s dhe të Perëndimit.

Tags: Trump

Nga Kategoria

Bota

Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord

19 Mars, 2026
Bota

Orban “i vetmuar” në samitin e BE, largohet kur fillon Zelensky të flasë

19 Mars, 2026
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Bajramin: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

19 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bayern paralajmëron Real Madridin para supersfidës: Tani jemi në formë më të mirë

19 Mars, 2026

Thiago Silva hyn në histori, mbrojtësi brazilian luan ndeshjen e 1000-të në karrierë

19 Mars, 2026

Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord

19 Mars, 2026

Salianji: Do të garoj për kryetar të Partisë Demokratike

19 Mars, 2026

Manchester United refuzon sërish ofertën e Barcelonës për Rashford

19 Mars, 2026

Orban “i vetmuar” në samitin e BE, largohet kur fillon Zelensky të flasë

19 Mars, 2026

Presidenti Begaj uron besimtarët për Bajramin: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

19 Mars, 2026

“SHBA mund të largohet nga Kosova”/ Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trump, ngre alarmin: Nëse humori i tij…

19 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.