• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 9 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Po humbisja veten time”, Arbana Osmani në një rrëfim emocionues e të guximshëm: Para 2 vitesh u dorëzova!

5 Prill, 2025
tek Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Në skenën magjike të “X Factor Albania” në Tv Klan, ashtu siç nuk do të na e kishte marrë mendja ndonjëherë, moderatorja e njohur dhe aq e dashur për publikun Arbana Osmani erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm. Teksa shumë është aluduar për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha sonte të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

Të sinqerta, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, karakteristika që në fakt nuk kanë shpëtuar pa u vënë re te Arbana në më shumë se 2 dekada në ekran!

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”

Lexo edhe:

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

“Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani./tvklan.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

8 Gusht, 2025
Showbiz

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

8 Gusht, 2025
Showbiz

Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

8 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

8 Gusht, 2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

8 Gusht, 2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

8 Gusht, 2025

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

8 Gusht, 2025

Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

8 Gusht, 2025

Shkon në dy numri i të vdekurve nga sanduiçi me brokoli të helmuar/ Alarm në Kozenca, kontrollet shtrihen në të gjithë Italinë

8 Gusht, 2025

Emrat/ Dy plagosje me thikë në Fier, të rinjtë dërgohen në spital

8 Gusht, 2025

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen

8 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.