Një aksident tragjik u regjistrua në Brazil, ku një çift humbi jetën pasi makina e tyre ra nga një shkëmb gjatë një momenti intim. Viktimat janë identifikuar si Adriana Ribeiro, 42 vjeç, dhe partneri i saj, Marcone Cardozo, 26 vjeç.
Pas kthimit nga një festë në qytetin Venta Nova do Imigrante, çifti kishte parkuar në një pikë panoramike të njohur. Dyshohet se gjatë marrëdhënieve seksuale brenda automjetit, lëvizjet shkaktuan humbjen e kontrollit, duke bërë që makina të rrëshqasë nga shkëmbi, pavarësisht frenës së dorës të aktivizuar. Automjeti ra rreth 100 metra, u përplas me një shkëmb dhe hodhi jashtë trupat e zhveshur të viktimave.
Aksidenti ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës, por makina u pikas vetëm në orën 07:00 nga një roje sigurie. Hetuesit përjashtojnë pistën e një krimi, duke vlerësuar se lëvizja e automjetit u shkaktua nga vetë çifti. Banorë lokalë raportuan një zhurmë të fortë në orët e para, por terreni i errët dhe i pyllëzuar ua pamundësoi të shihnin çfarë kishte ndodhur.
Zjarrfikësit e gjetën burrin në fund të shkëmbit, ndërsa për të nxjerrë trupin e gruas u desh të hapnin një shteg nëpër bimësinë e dendur. Sipas dëshmitarëve, makina ishte shkatërruar plotësisht nga përplasja. Zona njihet për pjerrësinë ekstreme, shkëmbinjtë në majë dhe pyllin e dendur në bazë.