• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 24 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Platformat online “rrjepin” shqiptarët! Miliona euro të humbura në “investime fantazmë”, Braçe publikon skemën: Fillimisht i kërkojnë një mijë euro

29 Gusht, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prej ditësh ka ngritur alarmin lidhur me platformat online të cilat janë duke futur në “grackë” qindra qytetarë me qëllim që këta të fundit të investojnë paratë e tyre në to.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në llogarinë e tij në “Instagram”, deputeti ka publikuar fotot e grupeve në “Telegram”, ku bëjnë pjesë mijëra persona. Sipas Braçes për të qenë pjesë e këtyre grupeve duhet që qytetarët të paguajnë një shumë prej 1000 euro, ndërkohë që për të qëndruar të platformë duhet që të sjellin një tjetër individ.

Si rrjedhojë këtyre qytetarëve u janë vjedhur miliona euro. Përgjatë ditëve të fundit, Braçe ka publikuar skandalin me “TXEX” dhe “XUEX”, të cilat mashtrojnë qytetarët të investojnë paratë e tyre dhe më pas zhduken.

Lexo edhe:

Publikimi i skandalit seksual të anëtarit të KLP, SPAK nis hetimet! BKH në terren

“Janë sekuestruar dokumente dhe fatura këto ditë”, Lala hedh dritë mbi hetimet ndaj Ballukut

Përmes një videomesazhi, ai u bëri thirrje të gjithë banorëve të Divjakës dhe Lushnjës që të mos bien pre e këtyre piramidave online.

“GRUPI I PARE-EG ALBANIA TEAM: 10.744 ANETARE!!!!!!!

GRUPI I DYTE-EG19 GRUPI I AGJENTEVE: 447 ANETARE!!!!!

Tani bejini llogarite vete me dy kushtet;

I pari-per te hyre ne platforme kuota minimale eshte 1000€/$;

I dyti-per te qendruar ne platforme duhet te sjellesh nje te dyte ne te;

NDERKOHE ËE NE PIRAMIDE JANE FUTUR FAMILJE TE TERA ME DISA KURORA!!!!!! Kjo eshte permasa! VLERA ESHTE NE MILIONE EURO”, shkruan Braçe ndër të tjera.

TXEX paraqitet si një aplikacion që ofron investime të “sigurta” në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim i mirëorganizuar që shfrytëzon rrjetet sociale dhe platformat si Telegram, Signal dhe WhatsApp për të joshur viktimat.

Skema fillon me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë që prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë”, krijojnë grupe të simuluara investimi. Në këto grupe, përdoruesit shohin komente të rreme dhe fitime të fabrikuara, ndërsa ftohen të investojnë fillimisht shuma të vogla në kripto përmes platformave reale si Binance. Më pas, fondet transferohen në TXEX, ku fillon mashtrimi i vërtetë.

Brenda aplikacionit, “fitimet” duket sikur rriten çdo ditë, por që në momentin që qytetarët që kanë rënë pre në këtë “grackë” kërkojnë që të tërheqin paratë e tyre atyre u kërkohet që të paguajnë një tarifë shtesë. Në të vërtetë, kjo është një tjetër mënyrë e cila përdoret për të “zhvatur” më tepër para.

Tags: erion brace

Nga Kategoria

Aktualitet

Publikimi i skandalit seksual të anëtarit të KLP, SPAK nis hetimet! BKH në terren

23 Mars, 2026
Aktualitet

“Janë sekuestruar dokumente dhe fatura këto ditë”, Lala hedh dritë mbi hetimet ndaj Ballukut

23 Mars, 2026
Aktualitet

Bisedat +18 të anëtarit të KLP me klienten/ Shkova në banjë dhe mbarova punë…

23 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Klopp hedh poshtë zërat për Real Madridin: “Janë marrëzi”

23 Mars, 2026

Georgina mahnit me foton luksoze, vlera e saj shkon deri në 19 milionë euro

23 Mars, 2026

Publikimi i skandalit seksual të anëtarit të KLP, SPAK nis hetimet! BKH në terren

23 Mars, 2026

“Janë sekuestruar dokumente dhe fatura këto ditë”, Lala hedh dritë mbi hetimet ndaj Ballukut

23 Mars, 2026

Bisedat +18 të anëtarit të KLP me klienten/ Shkova në banjë dhe mbarova punë…

23 Mars, 2026

GJKKO jep dritën jeshile për zbërthimin e celularëve të njerëzve të Ballukut, Lala: Në “sitë” besnikët e saj 

23 Mars, 2026

A mund të arrijnë raketat iraniane në Londër dhe Paris?

23 Mars, 2026

Filozofët e zodiakut, kush janë dhe si mendojnë

23 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.