• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

2 Nëntor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrëzë të malit Fagaras të Rumanisë, ndodhet një fabrikë e madhe kimike që u themelua më 1938, si pjesë e gjigantit të armëve, Rheinmetall, për të prodhuar barut për Gjermaninë naziste. Ky objekt vazhdon të jetë sot e kësaj dite, por është i ndryshkur dhe i papërdorur. Tani, kompania e armëve Rheinmetall e Gjermanisë po rikthehet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ajo planifikon të ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e barutit, që banorët lokalë shpresojnë se do të ringjallë fatin e qytetit Viktoria, në rajonin qendror të Transilvanisë.

Planet për ndërtimin e fabrikës së barutit në vlerë prej 535 milionë eurosh në Viktoria janë pjesë e një fushate të gjerë të Brukselit për riarmatosje për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Lexo edhe:

Kroacia miraton ndërtimin e një depozite për mbeturina radioaktive përballë protests së Bosnjës Parlamenti kroat miratoi një ligj që lejon ndërtimin e një facility për mbeturina radioaktive pranë kufirit me Bosnjën. Kjo depozitë do të ruajë mbeturinat nga Pushtimi Nderkombëtar i Energji Krško dhe nga bashkëpunimet mjekësore kroate, pavarësisht protestave për vite me radhë nga komunitetet në Bosnjë që paralajmërojnë se kjo rrezikon 250,000 njerëz.

Ekonomia e Kinës humb ritmin për shkak të rënies në shpenzime dhe investime

Plani për riarmatosjen e Evropës ka gjallëruar disa qyteza industriale në mbarë Evropën përmes marrëveshjeve që parashohin investime prej qindra miliona eurosh për të pajisur përsëri ushtritë e shteteve anëtare. Rumania pritet të përfitojë 16.7 miliardë euro nga ky fond, kryesisht për projekte që kanë në fokus riindustrializimin për mbrojtje.

Ioan Mutean ka punuar për 50 vjet në Kompleksin Kimik Viktoria, i cili tani është jashtë funksionit. Ai e përmbledh historinë e ndërlikuar të fabrikës gjatë Luftës së Dytë Botërore me një fjali të vetme, teksa ecën nëpër fabrikën kur dikur punonte. “Deri në vitin 1994, të burgosurit rusë punonin këtu, pastaj nga viti 1944 punuan të burgosurit gjermanë”.

Pasi Rumania ndryshoi aleancë në fund të asaj lufte, vendi u pushtua nga trupat sovjetike dhe fabrika në Viktoria u bë “Fabrika Kimike Stalin”, emër që e mbajti deri pak pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik më 1953.

Nën udhëheqjen e diktatorit komunist rumun, Nicolae Ceausescu, fabrika në Viktoria prodhonte metanol dhe formaldehid, përveç produkteve të tjera industriale.

Në vitet ’50, fabrika punësonte afër 2.700 persona, por nisi një rënie të ngadaltë gjatë epokës komuniste, rënie që u përshpejtua pas revolucionit të vitit 1989 që rrëzoi Ceausescun.

Muntean shtriu dorën dhe preku disa nga tubat në këtë fabrikë të heshtur. “I njoh të gjitha këto përmendësh”, tha ai. “I njoh në detaje”. Pasi u ngjit në platformën e njërës prej kullave të fabrikës, ish-punonjësi tregoi komponentë të ndryshëm të saj, që ngadalë po mbulohen nga barishtet.

Përtej ndërtesës së fabrikës, duket qyteti i punëtorëve Viktoria, që u ndërtua përreth fabrikës. Popullsia e Viktorias ka rënë ndjeshëm, duke ndjekur edhe ngadalësimin e prodhimit të fabrikës. Nga 10.000 banorë sa kishte më 1992, numri i popullsisë më 2021 ra në 6.500.

Në rrugët e pastra, por të zbrazëta të Viktorias, banori Doru Cioata tha se: “Në fund të viteve 1990 shumë njerëz u larguan për në Itali dhe Spanjë. Një brez i tërë banorësh u zhduk”. Ky pronar i biznesit shtoi se tani pothuajse është e pamundur gjetja e punëtorëve për ndonjë ndërmarrje lokale.

Fabrika e planifikuar gjermane e barutit pritet të sjellë një kthesë në fatin e qytetit. Fabrika planifikon të punësojë rreth 700 persona, shumë prej të cilëve do të vijnë me familjet e tyre, që do të thotë se qindra të tjerë mund të zhvendosen në Viktoria.

Ndërsa zbriti nga platforma përsëri në tokë, Muntean lëshoi një ofshamë lehtësimi. Ndërsa tani ka shpresë për qytetin, gjendja e fabrikës që ai e njeh aq mirë ka të ngjarë që të vazhdojë të përkeqësohet. Ajo u mbyll plotësisht në fillim të vitit 2025, pas vitesh debate mbi fatin e saj.

Një cisternë hekurudhore në territorin e fabrikës Viktoria.
Fabrika e re e kompanisë Rheinmetall do të ndërtohet në tokën në pronësi të fabrikës historike, por nuk do të përdorë infrastrukturën e Kompleksit Kimik Viktoria. Kjo hapësirë ka një furnizim të cilësisë së lartë me ujë, i domosdoshëm për prodhimin e barutit, por Rheinmetall ka zgjedhur të ndërtojë një objekt të ri nga e para rrëzë malit.

Ndërtimi i fabrikës së re, që do të quhet Fabrika e Barutit Eksploziv Viktoria, pritet të fillojë në vitin 2026 dhe të zgjasë tre vjet. Rheinmetall ka njoftuar gjithashtu për disa projekte të tjera të planifikuara në Rumani, përfshirë një “qendër ekselence”, ku fuqia punëtore lokale do të trajtohet për prodhim./REL

Nga Kategoria

Bota

Kroacia miraton ndërtimin e një depozite për mbeturina radioaktive përballë protests së Bosnjës Parlamenti kroat miratoi një ligj që lejon ndërtimin e një facility për mbeturina radioaktive pranë kufirit me Bosnjën. Kjo depozitë do të ruajë mbeturinat nga Pushtimi Nderkombëtar i Energji Krško dhe nga bashkëpunimet mjekësore kroate, pavarësisht protestave për vite me radhë nga komunitetet në Bosnjë që paralajmërojnë se kjo rrezikon 250,000 njerëz.

15 Dhjetor, 2025
Bota

Ekonomia e Kinës humb ritmin për shkak të rënies në shpenzime dhe investime

15 Dhjetor, 2025
Bota

Takoni familjen që sjell shijet e Afrikës së Jugut në Macau.

15 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.

15 Dhjetor, 2025
Siç tha Berisha, 'Nora e Kelmendit', Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

Siç tha Berisha, ‘Nora e Kelmendit’, Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

15 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Kinës humb ritmin për shkak të rënies në shpenzime dhe investime

15 Dhjetor, 2025

U dogj brenda makinës në Llogara, ish-polici u përjashtua nga “Shqiponjat” në 2023

15 Dhjetor, 2025
Donald Trump optimist: Jemi më pranë se kurrë paqes në Ukrainë.

Donald Trump optimist: Jemi më pranë se kurrë paqes në Ukrainë.

15 Dhjetor, 2025

Takoni familjen që sjell shijet e Afrikës së Jugut në Macau.

15 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In