Babai dhe xhaxhai i 15-vjeçarit që mbeti i plagosurmbrëmë në zonën e Fushë Mëzezit, janë shoqëruar në polici. Shoqërimi i tyre ka ardhur pas dyshimeve të hetuesve për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili shkoi në përdorim armësh. Ende nuk është në mënyrë të plotë kjo pistë.
Dëshmia e të miturit është kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes. Sipas 15-vjeçarit është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë.
Por, hetuesit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit, pasi vrimat e plumbave kanë dinamik dalës jashtë porte dhe jo nga jashtë brenda, duke rrëzuar mundësinë e të shtënave të mundshme nga autorë të jashtëm.
Dyshimet e hetuesve deri tani janë për konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr, deri në përdorim arme. Edhe i ati i 15-vjeçarit ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi sipas tij kishte dëgjuar të shtëna dhe djalin që erdhi i plagosur. 15-vjeçari, sipas burimeve, nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah.










