Kritjan Thaci, autori i dyshuar për plagosjen e dy fqinjëve të tij, është arrestuar nga policia. 34-vjeçari plagosi në kryeqytet babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, përkatësisht 60 dhe 21 vjeç.
Sipas policisë, 34-vjeçari ka goditur me thikë dhe me sende të forta babë e bir, pas një konflikti, në hyrje të pallatit ku ata banonin në rrugën “Shyqyri Ishmi”.