Policia e Tiranës ka arrestuar në 19 janar të këtij viti djalin e gazetarit Artan Hoxha, Geri Hoxha dhe një shtetas tjetër Reambo Bina, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kosovë.
Forcat operacionale arrestuan dy të rinjtë nga Tirana, pasi ndaj tyre ishin lëshuar dy urdhër arreste ndërkombëtare nga “Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë.” Urdhrat e arresteve ishin lëshuar disa javë më parë, në 13 janar 2026, por ekzekutimet e tyre kanë ndodhur vetëm një javë më vonë.
Të dy dyshohen për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të struktura kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, sipas Kodit Penal të Kosovës.
Të arrestuarit u mbajtën fillimisht në Tiranë, për t’u ekstraduar në një moment të dytë drejt Kosovës për t’iu dorëzuar autoriteteve atje.










