Policia ka shoqëruar 5 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Viktima kishte vetëm dy vite që kishte përfunduar dënimin prej 25 vitesh burg për një vrasje me dashje, ndërsa pas lirimit ishte braktisur nga familja dhe jetonte i vetëm.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, ndonëse ende nuk ka një pistë të konfirmuar përfundimisht, dyshimi kryesor mbetet ai i gjakmarrjes, për shkak të së shkuarës kriminale të viktimës.
Po ashtu, hetuesit po verifikojnë edhe veprimtarinë e 65-vjeçarit pas daljes nga burgu, për të zbardhur rrethanat e plota të krimit.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të kësaj ngjarjeje.